LAJMI I FUNDIT:

Këshilla të dobishme: Si ta pastroni tastierën e kompjuterit

Këshilla të dobishme: Si ta pastroni tastierën e kompjuterit

Është stina e vitit kur viruset përhapen dhe kur përpiqemi të mbroheni nga të gjitha bakteret e mundshme, pra mbase mu tash është koha e duhur që ta pastroni tastierën tuaj

Tingëllon e pabesueshme, mirëpo në shumicën e rasteve në tastierë të kompjuterit do të mund të gjenden më shumë baktere të dëmshme sesa në guacën e WC-së, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi të cilin e ka bërë mikrobiologu Peter Wilson ka treguar se si pajisjet e zyrës në vete fshehin shumë baktere, kështu që nga 33 tastiera në të cilat janë bërë analizat, dhe nga të cilat janë marrë mostrat, është konstatuar që janë madje katërfish më të rrezikshme për shëndetin, ndërkaq njëra ndër to ka pasur edhe pesëfish më tepër baktere sesa guaca e WC-së.

Në vijim, disa këshilla e si t’i pastroni tastierën dhe mausin:

1. Nuk duhet të shpenzoni para në fasoleta speciale për kompjuter, mjafton që kompjuterin tënd ta pastroni me alkool dhe me leckë të butë e të pastër pambuku.

2. Kthejeni mbrapsht tastierën, shkundni thërrmijat dhe pluhurin të cilat janë futur midis tasteve apo mund të përdorni edhe thithësen e pluhurit.

3. Nëse përdorni mausin optik, hiqni shtresat e papastërtisë nga sensori optik dhe fshijeni me alkool. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori