LAJMI I FUNDIT:

Këshilla praktike për kujdesin e parketit

Këshilla praktike për kujdesin e parketit

Si për të gjitha punët e shtëpisë dhe për pastrimin e parketit nisemi nga përditshmëria jonë dhe nevojat që kemi, por paraprakisht duhet të bëjmë një ndasi midis pastrimit të vërtetë dhe pastrimit të përditshëm.

Parketi krijon një atmosferë të ngrohtë, elegante dhe mikpritëse në çdo ambient që vendoset, prandaj është shumë i pëlqyer për të gjithë.

Të kesh shtëpinë e shtruar me parket ndoshta nuk është aq e lehtë. Nëse pllakat të japin më shumë mundësi pastrimi dhe nuk duan ndonjë mirëmbajtje specifike, me parketin e drurit ndodh e kundërta.

Disa sjellje dhe “tradita” mund të ndikojnë në higjenën shtëpiake, mbi të gjitha heqja e këpucëve sa futemi në shtëpi. Kjo në fakt është një traditë tipike e vëndeve tona jo e vështirë për t’u ndjekur.

Një tjetër këshillë është ndërhyrja e menjëhershme nëse bëhet pis diçka dhe tharja e menjëhershme nëse laget diçka

Faktorët që e dëmtojnë atë më tepër janë drita dhe lagështira, të cilat nuk do të shkaktonin vetëm ndryshimin e ngjyrës, por fryrjen dhe prishjen e tij me kalimin e viteve. Për këtë arsye pastrimi rutinë i parketit kërkon përkujdesje.

Duhet të keni kujdes me zgjedhjen e pastruesve sepse për të tilla dysheme janë pastrues specifik. Disa pastrues që mund të heqin bojën, e zhveshin nga ngjyra parketin.

Dyshemetë nga druri gjithmonë pastroni mirë me leckë të shtrydhur nga uji, sepse teprica e lagështisë depërton në të çarat midis dërrasave dhe dëmton parketin dhe mund të shkaktojë prishjen e tij.

Ju duhet të përdorni një leckë të lagur me ujë të vakët me sodë buke ose ilaç, por të kini kujdes që lecka duhet të jetë shumë e shtrydhur. Më pas duhet ta shpëlani dyshemenë me ujë të pastër e në fund thajeni shpejt me një tjetër leckë të pastër, të thatë fare.

Me kalimin e viteve parketi humbet shkëlqimin e tij, kështu që në bazë të llojit të parketit, përdoren teknika të ndryshme mirëmbajtjeje.

Pastrojeni parketin me fshesë me rrymë apo me një fshesë të butë, në mënyrë që të mos e dëmtoni.

Në mënyrë që të evitoni gërvishtjet apo gjurmët në parket, vendosni shtresa të buta në këmbët e mobileve dhe karrigeve. Nëpërmjet këtyre shtresave mbrojtëse ruhet parketi nga dëmtimet.

Për pastrimin e një parketi të lyer me dyllë, është e rëndësishme të mos përdoret uji në mënyrë që të mos hiqet lyerja e drurit. Ky parket duhet të pastrohet nga pluhuri e të pastrohet në të thatë.

Ashtu si në rastin e parketit të lyer me dyllë, edhe parketi i lyer me vaj nuk lahet me ujë. Parketi fshihet me një fshesë të butë apo me një fshesë me rrymë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori