LAJMI I FUNDIT:

Këshilla nga çiftet e martuara për çiftet e porsamartuar

Këshilla nga çiftet e martuara për çiftet e porsamartuar

Martesa është koncept emocionues dhe tmerrues njëkohësisht.

Jeni duke thënë se e dashuroni dikë shumë, dëshironi të shpenzoni çdo ditë të jetës suaj me të. Por, pritni pak.


Martesa është e bukur kur gjërat shkojnë mirë, por martesa i ka edhe ditët e këqija: fjalosje të shumta, net pa gjumë etj. Megjithatë, kur jeni me dikë që e dashuroni, ia vlen gjithçka, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, çiftet e martuara kanë filluar të japin këshilla për çiftet e porsamartuara se si ta perfeksiononi martesën.

Komunikoni

“Lëreni partnerin të dijë se si po ndjeheni çdo ditë. Partneri nuk mund t’jua lexojë mendjen, prandaj mos pritni ta bëjë këtë.

Shumë fjalosje mund të shmangen vetëm duke e përdorur fuqinë e fjalëve dhe mos e harroni këtë”.

Mos mbani shënime

“Nëse gjithmonë brengoseni se kush po bën më shumë diçka, atëherë kjo është gjë e gabuar.

Nëse dëshironi t’i pastroni enët apo dhomën, bëjeni këtë pa jua kërkuar ndonjë person.

Kjo këshillë vlen para se të martoheni:

“Mos u martoni nëse nuk pajtoheni rreth parave, seksit, politikës, religjionit dhe fëmijëve.

Flisni për këto tema. A ju përshtaten mënyrat se si dëshironi ta rritni një fëmijë? A dëshironi të shpenzoni para në gjëra elektronike apo t’i ruani për udhëtime të ndryshme? A besoni në Zot? A jeni të dy ateistë? A mendoni se seksi një herë në javë është më i mirë sesa seksi i përditshëm?

Secili çift shkurorëzohet sepse nuk pajtohen për diçka, dhe kjo mund t’jua shkatërrojë lidhjen. Prandaj, le t’ju shërbejë për mirë kjo këshillë para martese”. /Telegrafi/