Këshilla mbijetese për dimër: Si ta shmangni sulmin nga qentë endacak?
Stina e dimrit është më problematikja për këmbësorët, pasi që mundësitë janë të mëdha që ata do të ballafaqohen me qentë endacakë
Disa nga këta qen kanë sjellje të paparashikueshme dhe mund të jenë tejet agresivë. Prandaj, është e qartë se këta qen janë kërcënim për jetën e njeriut, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjell disa rekomandime nga ekspertë dhe veterinarë të ndryshëm se si ta mbani veten të sigurt dhe t’i parandaloni sulmet nga qentë.
Mos krijoni panik
Të gjithë e dinë se qentë dhe kafshët tjera mund ta nuhatin frikën njerëzore. Sidoqoftë, është tejet e vështirë të qëndroni të qetë kur jeni përballë një qeni agresiv i cili është duke ju lehur.
Nëse bërtitni, i lëvizni duart apo provoni të vraponi, ju vetëm sa e aktivizoni instinktin e gjahut te qentë dhe e provokoni t’ju sulmojë.
Ndalni vrapin dhe ecni…
Nëse ndodh që të ballafaqoheni me një qen agresiv gjatë kohës kur keni qenë duke vrapuar, atëherë filloni të ngadalësoni. Pasi të ngadalësoni, kthehuni dhe vraponi në drejtimin e kundërt me qenin, por gjithmonë shikoni a është duke ju ndjekur.
Është e rëndësishme të dini se nëse qëndroni drejt me duart e shtrira, qeni do ta humb interesin dhe do të largohet nga ju.
Mos e shikoni në sy qenin!
Kontakti direkt me sy mund ta intensifikojë sjelljen agresive të qenit. Shikimi i qenit në sy bën që ai ta interpretojë si kërcënim dhe mund të bëhet shkaktar i një sulmi.
Vëzhgojeni qenin herë pas here për të dëshmuar se nuk do t’ju sulmojë, por gjithmonë duke e shmangur kontaktin direkt me sy.
Shpërqendrojeni qenin me objekt tjetër
Faktikisht, çdo objekt që keni afër mund të jetë ndihmesë e madhe. Jepni qenit diçka për të ngrënë apo përtypur – mund të jetë një këpucë, shishe e plastikës apo edhe çanta juaj e shpinës.
Kjo gjë do ta shpërqendrojë qenin dhe ju do të keni pak kohë të ikni! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën