0Shares

Avokati i njohur shqiptar, Kujtim Kërveshi, Vetting substancial të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Përmes një postimi të tij në Facebook, ai po ashtu kërkon të hiqet imuniteti për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës.

“Drejtësia e Kosovës është reflektim i realitetit të gjithmbarshëm! Nuk ka qenë më keq as në kohën e UNMIK-ut! Drejtësia jonë sot ka themelin në aktakuza paushalle, aktgjykime të pakuptueshme dhe paradoksale; ku gjykata për një çështje identike vendos një herë në favor të paditësit, e një herë ne favor të të paditurit; ku p.sh. Gjykata e Apelit nuk lexon ankesat dhe me ‘template’-aktgjykime vendos për liritë dhe të drejtat themeltare!”, thotë Kërveshi, duke shtuar se lista e defekteve nuk do te mbarojë, edhe nëse do të shkruaja për një ditë të tërë!

Sipas tij, drejtësia në Kosovë duhet t’i nënshtrohet Vetting-ut substancial – me themel.

“Imuniteti duhet të hiqet meqë prapa tij fshihen gjyqtarë dhe prokurorë te papërgatitur, ashtu që pa një imunitet funksional palët e dëmtuara nga vendimet sharlatane të prokurorëve dhe gjyqtareve të mund të jenë subjekt i gjykimeve nga gjyqtarët e ardhshëm profesionalë!”, ka shkruar Kërveshi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)