LAJMI I FUNDIT:

Kërliu ka bërë korrigjimin e dioptrisë me laser, heq përfundimisht syzat

Kërliu ka bërë korrigjimin e dioptrisë me laser, heq përfundimisht syzat

Këngëtaren Laura Kërliu, të cilën publiku në Maqedoni e njohu nëpërmjet spektaklit të talentëve ‘Idol’, e që tani është e famshme edhe në Shqipëri dhe Kosovë, vendosi të çlirohet nga syzet, prandaj e bëri korrigjimin e dioptrisë me laser.

Numri i personave që bëjnë këtë intervenim është në rritje. Përse? Për shkak se intervenimi është i shpejtë (5 minuta), i sigurt dhe, që është shumë me rëndësi, pa dhimbje. Me këtë përjetësisht do t’i harroni harxhimet për syze dhe thjerrëza.

Shumë personalitetet të njohura botërore kanë bërë korrigjimin e dioptrisë me laser, mes të cilëve edhe Brad Pitt, Nicole Kidman, Courteney Cox, Elton John, e gjithashtu edhe shumë personalitete të njohura publike te ne, si për shembull, aktorja Magdalena Rizova, spikerja Tatjana Stojanovska, ndërsa kohë më parë edhe këngëtarja, Laura Kërliu.

„Që kur kam qenë shumë e vogël, më kujtohet isha klasa e parë apo e dytë, më thanë se duhet të mbaj syze. Nuk i mbaja prandaj dioptria m’u rrit. Në fakultet, fillova t’i mbaja rregullisht, kombinoja ndonjëherë mbaja thjerrëza, ndonjëherë syze. Syzet shumë më nervozonin kur performoja këtu te ne, në Shqipëri apo në Kosovë. Make up-i nuk mund të vinte në shprehje, ndërsa kisha edhe refleksion të xhamave nga kamerat. Shumë kohë kaloja para kamerës, në skenë dhe për mua ky ishte një problem i madh”, thotë ajo.

Laura sqaron se një kohë të gjatë kishte menduar ta bëjë korrigjimin e dioptrisë me laser dhe kur, në mediat sociale, ka lexuar për Oftalmologjinë Sistina, për të ky ka qenë opsioni më i pranueshëm. Oftalmologjia Sistina, bashkë me klinikën e saj partnere Svjetlost nga Zagrebi, me sukses e kanë hequr dioptrinë nga më shumë se 45000 sy.

„Intervenimi kryhet me ndihmën e laserëve shumë precizë, operacionet e sotme janë tërësisht të kontrolluar nga kompjuterët, ndërsa laserët kanë të integruar në vete softuer sisteme jashtëzakonisht precize, të cilat mundësojnë heqjen e dioptrisë për vetëm dy sekonda dhe kanë sisteme të integruara për përcjellje që ndjekin lëvizjen e syve të pacientit, e në këtë mënyrë e shmangin çdo mundësi për gabim, që shkaktohet nga pacientët që nuk janë të urtë. Deri më sot, ky intervenim operativ ka arritur shkallën e sigurisë deri më 99%. Heqja e dioptrisë me laser. Në botë praktikohet tanimë 25 vite dhe janë operuar mbi 44 milionë njerëz. Me avancimin e teknologjisë laserike, metodat u bënë edhe më të suksesshme dhe më të sigurta, e kështu u rrit edhe spektri i dioptrive që mundet me sukses të trajtohen”, sqaron drejtori profesional i Oftalmologjisë Sistina, d-r Zlatko Arnaudovski.

Pikërisht për këto shkaqe edhe Laura vendosi ta bëjë këtë intervenim, e ajo që posaçërisht i ka pëlqyer kur ka ardhur në klinikë, ka qenë raporti dhe sjellja e gjithë personelit.

“Mjekët në detaje më informonin për gjithçka, prandaj kur erdhi dita e intervenimit, unë saktë i dija hapat dhe aspak nuk kisha frikë. Jam e mahnitur nga sjellja miqësore e personelit dhe nga kujdesi i tyre për mua, më thanë lirisht t’i pyes për gjithçka që më interesonte. Jeta shumë m’u lehtësua sepse shoh pastër edhe pa mjete ndihmëse për shikim”, përfundon ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori