LAJMI I FUNDIT:

Kërkojnë ‘shpëtimin’ e sëmundjeve të lukthit dhe syve tek uji ‘magjik’ i Dobërçanit

Kërkojnë ‘shpëtimin’ e sëmundjeve të lukthit dhe syve tek uji ‘magjik’ i Dobërçanit

Se kroi i Dobërçanit po ‘shëron’ sëmundjet e lukthit, syve dhe lëkurës të shqiptarëve të Kosovës, mund të keni dëgjuar edhe më herët nga mediet apo nga ndonjë person i afërm që e përdorë këta ujë.

Dobërçani, i cili gjendet në komunën e Gjilanit, është bërë arsye e vizitës të shumë personave për shkak të ujit që buron në hyrje të fshatit. Sipas banorëve dhe përdoruesve tjerë të këtij uji, thuhet se ky burim natyral i shëron si asgjë tjetër sëmundjet e lukthit, lëkurës dhe syve, shkruan Telegrafi.

Dobërçani gjendet rreth 60 kilometra larg qendrës së Prishtinës dhe rruga më e rekomanduar – nëse udhëtoni nga Prishtina – është ajo përmes fshatrave Llukar, Makoc, Mramor etj., sepse kësisoj edhe mund t’i shijoni bukuritë natyrore dhe ajrin e freskët të Gollakut para se ta shijoni ujin shërues të Dobërçanit.

Vendasit tregojnë se nga ky burim furnizohen me ujë banorë nga anë e kënd Kosova e Shqipëria, dhe jo vetëm.

1

“Një plakë e Koshares ka pasur probleme me shikim, por vetëm pas një kohe të shkurtër që e ka përdorur ujin e Dobërçanit, shikimi i është përmirësuar dhe që nga atëherë ajo nuk ka ndaluar së konsumuari këta ujë. Për trajtimin e syve me këta ujë, vetëm duhet ta mbushësh një legen me ujë dhe t’i mbash sytë hapur në atë ujë për aq minuta sa mundeni. Preferohet deri në 10 minuta”, tregon një person i cili është rreth viteve të 50’ta të tij, e që rregullisht e viziton kroin për t’u furnizuar me ujë.

Nëse e vizitoni këtë krua në një vikend gjatë ditës, do të jeni edhe vet dëshmitarë të asaj se qindra njerëz të cilët vinë nga qytete të ndryshme të Kosovës, i mbushin me dhjetëra bidonë ujë duke kërkuar ‘shpëtimin’ nga ky ujë ‘magjik’.

Banorët e Dobërçanit tregojnë se kryesisht vijnë njerëz që kanë probleme me lukth, pasi që, sipas tyre, rastet janë të shumta ku djegësimi i lukthit u është shëruar pas konsumimit të ujit.

2

Siç u cek edhe më lart, për ujin e Dobërçanit është shkruar edhe nga mediet herë pas here, e ku para dy viteve vendasi Kadri Krasniqi kishte deklaruar se aty e ka gjetur “melhemin” e sëmundjes së tij – sëmundje nga e cila kishte vuajtur me vite të tëra, por që vetëm ky ujë ia kishte përmirësuar.

Sidoqoftë, deri më tani ky ujë nuk ka pasur ndonjë kundërshtim apo mbështetje shkencore dhe mjekësore. Disa janë më optimistë sa i përket konsumimit të ujit, pasi që pohojnë se vet janë shëruar nga ky ujë, përderisa tjerët janë më skeptikë dhe argumentojnë se efektet e ujit janë vetëm psikologjike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori