LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa të mëdha për 5 Series, BMW nuk po arrin të prodhojë sa duhet (Foto)

Kërkesa të mëdha për 5 Series, BMW nuk po arrin të prodhojë sa duhet (Foto)

Vetura që është lansuar së fundmi nga prodhuesi gjerman BMW, po kërkohet në masë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe shitësit nuk po ia dalin të sigurojnë aq shumë.

Kjo për shkak se nuk ishte llogaritur se do të ketë kaq shumë pritje për këtë sedan dhe se blerjet do të ishin kaq të mëdha.

Në qendrat ku bëhet shitja e tyre, në muajin e fundit kanë mbetur vetëm 200 njësi të 5 Series, derisa ka mbi dymijë të regjistruara për shitje dhe aplikimet po vazhdojnë.

Agjencitë që merren me statistikat nuk kanë bërë të ditur se sa makina janë shitur deri më tani, por kanë lënë të kuptohet se prej që ka dalë në treg në mes të shkurtit ka kërkesa enorme.

Pritet të shihet nëse BMW do të ndalojë ndonjë njësi prodhuese, vetëm që të krijojë 5 Series dhe të plotësojë dëshirat e tregut amerikan. /Telegrafi/