LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet qytetari që kërkoi ndihmë nga mjekët (Video)

Kërcënohet qytetari që kërkoi ndihmë nga mjekët (Video)

Një qytetar nga Mitrovica është kërcënuar të mërkurën nga kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani vetëm pse kërkonte mjek për ta trajtuar gruan e tij.

Xhemajli e ka kërcënuar qytetarin se që të largohej, ndryshe do ta kapte për fyti.

“Ik prej qituhit, ik prej qituhit mos të kapi për fyti”, kërcënon Xhemajli.

Qytetari ka kërkuar ndihmë gjatë protestës njëorëshe të personelit shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët kanë kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investime në pajisje e material harxhues.

“Ne nuk po trajtohemi dinjitetshëm nga kjo Qeveri, po na duhet të ballafaqohemi çdo ditë me pacientët dhe qytetarët e pafajshëm që vijnë të marrin shërbime kur duhet të themi se s’ka ilaçe apo s’mund të kryhet një shërbim. Prandaj u detyruam të dalin në protestë që të kërkojmë kushte të punës, investim në shëndetësinë publike e rritje pagash”, ka thënë ai.

“Halli ynë janë edhe pacientët, madje po frikësohemi që do ketë edhe jetë të humbura dhe kjo gjendje do të kalojë sikurse protesta e mjekëve që ka qenë në Zagreb”, është shprehur Selmani.

Por, në pamjet e Insajderit të xhiruara gjatë protestës, qytetarit që kërkon ndihmë mjekësore për gruan e tij nuk i shpjegohen asnjë prej këtyre probleme. Ai kërcënohet të largohet prej aty, ndryshe do të kapej për fyti.

Ai nuk shpreh asnjë shqetësim se gruaja e këtij qytetari mund të vdes, jo për shkak të mungesës së ilaçeve, por për shkak të refuzimit nga mjekët për t’i dhënë trajtim mjekësor.

Madje, pas kërcënimit të qytetarit Xhemajli, i veshur me mantel të bardhë shpreh dyshime se ky qytetar mund të ketë shkuar për të provokuar protestën, e jo për të kërkuar ndihmë siç shihet në pamje.

Kërcënimi i qytetarit që kërkon ndihmë për gruan e tij nga mjekët e QKUK-së

Qytetari: Moni more, moni qashtu. Prej Mitrovice erdha. Tash me lanë grun me dek a? Nuk bon more k’shtu. Çka me ba tash unë? Nuk po di unë. O t’u dek e kom shoqen, hej. Me katër shmigovacat e kom pru. Prej Mitrovice erdha e tash mos me marrë kush në dorë. Mani more se nuk bon k’shtu.

Mjeku që nuk shihet në kamerë: Bon, bon, qashtu bon.

Qytetari: Nuk bon more k’shtu.

Mjeku: Për një orë kryhet.

Qytetari: A pak një orë a?

Ndërkohë një mjek me megafon në dorë e shtyn qytetarit për ta larguar nga protesta. Një mjek tjetër, pak më human, i afrohet dhe i thotë: Hajde veç mos bon zhurmë.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani: Ik prej qituhit, ik prej qituhit mos të kapi për fyti.

Qytetari acarohet pasi merr këtë kërcënim: Ti me m’kap për fyti mu a?. Kujna ia ngjet ti për fyti. Majmuni i thiut. Shkollën ta shkërdhefsha. Shkolla jote. Pisi i keq.

Mjeku tjetër: Çfarë problemi ki?

Qytetari: Gruja more osht t’u dek.

Mjeku: A po qetësohesh, unë ta kryej, veç mos bon zhurmë.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani: Këso problemesh siç i pat edhe ju, kolegë të nderuar. Mirë u ba që u pasqyru një problem i tillë edhe para jush edhe para institucioneve. Edhe pse mund të jetë një problem i sajuar.

Protesta e së mërkurës është paralajmëruar ditë më parë nga Sindikata, pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin. Sindikata nuk ka marrë premtim për realizimin e të gjitha kërkesave.

Protesta është paralajmërimi i parë pasi sindikalistët kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme./Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori