LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorime me radarin 8 milionë euro

Keqpërdorime me radarin 8 milionë euro

Pajisjet e navigimit në Aeroportin e Prishtinës thuhet se nuk janë të klasit të parë. Tenderin prej 8 milion euro e ka fituar një konzorcium nga Shqipëria dhe Kosova.

Për më pak se dy vjet kompania Publike Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka avulluar hiç më pak se 11.3 milionë euro, mjete këto të bartura në llogarinë e kompanisë publike pas konzorciumit të terminalit nga kompania turke “Limak”.
Milionat në dispozicion drejtuesit e kompanisë publike i shpenzuan në disa projekte të kontrollit ajror dhe duke e rritur dukshëm numrin e të punsuarve në kompani, shkruan Zëri.

Vetëm gjashtë muaj pas kalimit në kompani publike, drejtuesit e saj kanë shpenzuar rreth 8 milionë euro furnizim me pajisje të navigimit me rialokim të pajisjeve ekzistuese.


Sipas të dhënave nga MZHE, përgjegjëse për kompanitë publike, nënshkrimi i kontratës me konzorcium fitues nga Shqipëria dhe Kosova “TCN International, ka ndodhur më 6 tetor të vitit 20122, ndonëse kjo e fundit, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare për Regjistrim të Biznesit, aktivitetin e saj e ka filluar më 14 prill 2011, përkatësisht më pak se 6 muaj para se ta fitojë këtë tener milionësh nga kompania publike e vendit.

Në Ueb faqen zyrtare të ARBK-së thuhet se kapitali i komanisë TCN nuk është më i lartë se 3000 euro, ndonëse vlera e tenderit kap shumën prej hiç më pak se 8 milionë euro. /Telegrafi/