LAJMI I FUNDIT:

Kenny Tete do të shkojë te Galata, Interi tërhiqet nga gara

Kenny Tete do të shkojë te Galata, Interi tërhiqet nga gara

Interi është tërhequr nga gara për Kenny Teten, ashtu që mbrojtësi i Ajaxit pritet të transferohet te Galatasaray.

Qe disa ditë është duke u raportuar se klubi holandez dhe ai turk kanë arritur marrëveshje për futbollistin, mirëpo 21-vjeçari priste ofertën e Nerazzurrëve.


Interi në bisedime me Ajaxin për Tete
Lexo po ashtu Interi në bisedime me Ajaxin për Tete

Tash, Sky Sport Italia bën të ditur se zikaltrit nuk kanë dashur të paguajnë tre milionë euro për lojtarin dhe janë tërhequr nga gara.

Në këtë mënyrë, futbollisti që mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë apo mbrojtës i majtë, do të nënshkruajë për Galatan.

Në 23 ndeshjet e zhvilluara në sezonin që lamë pas, Tete ka shënuar tre gola dhe ka prodhuar dy asistime. /Telegrafi/