LAJMI I FUNDIT:

A keni vënë keq edhe ju pasqyrën në dhomën e gjumit?

A keni vënë keq edhe ju pasqyrën në dhomën e gjumit?

Pasqyrat nxisin krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme pikërisht energjia e kundërt

Sipas Feng Shui-t vendosja e pasqyrësdhomën e gjumit nuk është assesi ide e mirë, mirëpo kur ta kuptoni përse, menjëherë do ta nxirrni nga dhoma, transmeton Telegrafi.


Sipas shkathtësisë së vjetër kineze nuk është mirë nëse pasqyra është e kthyer nga krevati në të cilin flini gjumë, si edhe as nëse qëndron mbi krevat.

Nuk është për t’u habitur që pasqyra të jetë bash në dhomën e gjumit, sepse ju duhet kur të visheni. Shumica e njerëzve në dollapë vendosin pasqyra të mëdha në mënyrë që më lehtë të zgjedhin se çfarë të veshin ditën.

Mirëpo, sipas përvojës së vjetër kineze Feng Shui, këtë duhet ta shmangni.

Pasqyra e vendosur në këtë mënyrë mund të jetë shkaktari për gjumë të keq, por edhe për probleme në martesë, theksojnë ekspertët.

Çështja qëndron në atë që pozicioni i tillë i pasqyrës nxit krijimin e aktiviteteve, ndërkaq në dhomën e gjumit është e nevojshme energjia e kundërt – qetësia.

Sipas Feng Shui-t, kur është fjala për martesën apo lidhjen, pasqyra e kthyer në drejtim të krevatit thërret palën e tretë në marrëdhënien tuaj dhe nxit tradhtinë.

Nëse e keni vënë pasqyrën në drejtim të krevatit në të cilin bëni dashuri me personin e dashur, ajo në mënyrë negative do të thyejë energjinë e cila ekziston midis ju të dyve.

Kjo teknikë e lashtë e rregullimit të hapësirës na kthen në natyrë, na mëson se si t’i ruajmë energjinë, dashurinë dhe mirëqenien tonë.

Asgjë nuk na kushton të provojnë ta praktikojmë, së paku për disa gjëra të cilat na janë të rëndësishme në jetë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori