Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur.
Studiuesit thonë se në fakt halucinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre. 6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur.
Në mesin e njerëzve të ve 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.
Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre “përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur” në ata që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.
Ata arritën në këto konkluzione pasi rishikuan studimet që ishin kryer më parë në lidhje me këtë çështje.
Në raportin e botuar në “Journal of Affective Disorders” thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.
Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë. Ai tha për “Daily Mail” se: “Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.”
Ajo shtoi se: “Kam gjetur se këto përvoja disa herë mund të jenë shëruese dhe transformuese. Për shembull mund të dëgjoni një person të dashur duke kërkuar falje për diçka që ka ndodhur.”
Mirëpo çfarë të reje sjell kjo? Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga University of Southampton i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes.
Ky studim, gjeti prova se vetëdija mund të vazhdojë për të paktën disa minuta pas vdekjes klinike e cila më parë ishte e pamundur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel