Tradhtia është shkaktari më i madh i ndarjeve – dhe divorceve. Autori bestseller Matthew Hussey, në një intervistë për “New York Times” ka treguar se tradhtia është diçka të cilën çifti e konsideron si përtej rregullave të lejueshme.
“Nuk mund të ketë definicion të tradhtisë. Është ndryshe për secilin partner. Në një lidhje të hapur, tradhtia mund të jetë fakti se keni fjetur me dikë tjetër dhe nuk i keni treguar partnerit”, ka thënë ai për Business Insider, transmeton Telegrafi.
Por, lajmi i keq është se tradhtia duket të jetë më e zakonshme se ç’mund të keni menduar.
Një anketim i vitit 2015 kishte zbuluar se një në pesë të rritur britanikë kanë pasur aferë, përderisa shumica e të anketuarve kanë pranuar se kanë menduar të kenë aferë.
Sidoqoftë, sipas Matthew Hussey, ekzistojnë tri lloje të njerëzve të cilët janë më të prirë të tradhtojnë sesa tjerët:
Narcisistët
Për narcisistët, gjithçka është që të dëshmojnë sa të admirueshëm janë. Nuk mjafton t’i dashurojë një person; ata duan të sigurohen se çdo person i dashuron! Ata ndjehen të vlerësuar vetëm kur dikush tjetër filtron me ta, flenë me ta, apo i puthë.
Një studim gjithashtu ka treguar se narcisizmi është i ndërlidhur me njerëzit të cilët nuk janë aq të angazhuar në një lidhje romantike – e kjo shumicën e kohës për shkak të idesë se mund ta gjejnë dikë tjetër më të mirë.
Njerëzit e pasigurt
Njerëzit e mbushur me pasiguri për vetveten janë njerëz për të cilët duhet të kujdesemi. Nuk është fjala për nivel bazik të pasigurive të cilat i kemi të gjithë, sepse të gjithë kemi dyshime dhe brenga për vetveten. Por kur dikush është thellësisht i pasigurt se nuk do ta dashuroni një ditë, ata do ta gjejnë atë dashuri diku tjetër – e kjo është e rrezikshme.
Njerëzit të cilët thjesht janë egoistë!
Hussey thotë se njerëzit egoistë të cilët nuk kanë standarde morale sa i përket përkushtimit të tyre në lidhje dashurore janë lloji i tretë më i priri për të tradhtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin