LAJMI I FUNDIT:

A KENI DËGJUAR PËR RREGULLËN 80/20? Me këtë plan të ushqimit mund të harroni dietën!

A KENI DËGJUAR PËR RREGULLËN 80/20? Me këtë plan të ushqimit mund të harroni dietën!

Rregulla 80/20 nuk është dietë, por ndryshim i shprehive jetësore, që rezulton me humbjen e përhershme të kilogramëve.

Me këtë dietë shumë shpejt hyhet në balancimin e ushqimit dhe sasisë, por edhe mund të aplikohet edhe gjatë ushtrimeve.


Rregulla 80/20 do të thotë që akoma, pa u brengosur, mund të kënaqeni në darka dhe pije me miqtë, transmeton Telegrafi.Çështja është goxha e thjeshtë – 80 për qind të kohës hani ushqim të shëndetshëm, ndërkaq 20 për qind të kohës kushtojani ushqimeve tuaja të preferuara, ëmbëlsirave, pijeve… Dhe nuk jeni të detyruar që të brengoseni shumë për matematikën.

Për shembull, nëse hani tri racione të shëndetshme në ditë, atëherë tri të pashëndetshme të 20-qërqindëshit tuaj janë për gjatë javës ose nëse hani ditën pesë racione të vogla, atëherë atë javë mund të hani shtatë ëmbëlsira të vogla.

Për të arritur rezultate më të mira, “kurseni” kaloritë gjatë javës dhe përmbajuni në mënyrë të përpiktë planit dhe, sipas rasteve, për vikend “jepni vetes pushim”. Të njëjtën rregull mund ta zbatoni edhe gjatë ushtrimeve.

Se kjo mënyrë e të ushqyerit vërtet funksionon, janë bindur edhe shumë bukuroshe hollivudiane siç është Jessica Alba. Trajneri i saj, Yumi Lee, thotë se nuk mund të jemi gjithmonë qind për qind, por 80 për qind është e aplikueshme.

Këshillon sa më shumë racione të vogla, të shëndetshme gjatë ditës gjë që do të ndikojnë pozitivisht në ndryshimin e tërësishëm të shprehive të ushqimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori