LAJMI I FUNDIT:

Kënga e saj i ka mbi 253 milionë klikime, por këngëtarja shqiptare është në gjendje të vështirë ekonomike!

Kënga e saj i ka mbi 253 milionë klikime, por këngëtarja shqiptare është në gjendje të vështirë ekonomike!

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare, e cila ka thyer rekorde klikimesh me hitin e saj “Të ka lali shpirt”, duke marrë mbi 253 milionë klikime në YouTube.

Kjo këngë ishte për Silva Gunbardhin një ogur i mirë, pasi jo vetëm që arriti sukses të pa dëgjuar më parë, por njohu dhe dashurinë e jetës, Dafin.


Silva Gunbardhi dhe partneri i saj Dafi, prej gati dy vjetësh tashmë, janë prindër të Dalvit. Javët e fundit, këngëtarja u rikthye në vëmendjen publike edhe për shkak të një operacioni të vështirë në sy, moment të cilin Silva preferoi ta ndante me të gjithë miqtë virtualë.

Megjithatë, megjithëse duket se gjithçka për artistët shkon vaj e si jo më mirë, e vërteta është krejt e zakonshme si me të gjithë njerëzit e zakonshëm. Silva tregoi se, ashtu si të gjithë, edhe personazhet e njohur janë njerëz dhe kanë po aq probleme sa të gjithë. Edhe së fundi, në një intervistë për revistën “Story” Silva ka rrëfyer jetën e saj prej artisteje, sidomos për fitimet nga kënga “Të ka lali shpirt”.

Silva tregon se me punën si këngëtar, është e vështirë të bëhesh e të quhesh i pasur. Sipas Silvës, shpenzimet janë të mëdha e po të kishte qenë aq e pasur sa përflitet, do ta kishte bërë shumë më herët ndërhyrjen në sy. “S’është aspak e vërtetë që jam e pasur dhe këtë e tregon fakti që kisha 10 vite që mbaja lente në sy dhe për shtatë vite asnjë vizitë nuk kisha bërë e jo më operacion. Arsyeja? Po ja, unë punë të reduktuar, Dafi student, djali ynë Dalvi vetëm shpenzime, imagjinojeni vetë! Nëse do të mund të shihnit dërgesat e mia mujore në bankë, nuk do t’u besoni syve. Po të isha e pasur, do të bëja pushime… Shikojeni faqen time të Facebook-ut, ku dal në foto vetëm për punë. Do të vishesha ndryshe. Do të ndihmoja njerëzit e afërt etj”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Kalo në kategori