LAJMI I FUNDIT:

Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë

Këmbimi valutor në fundjavë, euro në nivelin 132.5 lekë

Në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë, monedha evropiane vijon të jetë e dobët ndonëse ka fituar pikë në bursat ndërkombëtare.

Pas një rritje të lehtë në fund të muajit korrik, euro ka vijuar të luhatë pozitat duke u dobësuar gjatë gjithë kësaj jave që qo lëmë pas.


Sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, euro këmbehet me rreth 132.45 leke. Ky është niveli më i ulët në këto 9 vite, ndonëse shvlerësimi i euros parashikohet të vijojë të paktën deri në fund të muajit gusht, kur fluksi i hyrjeve turistike është në kulmin tij. Duke i lënë vendin vlerësimit të lekut për këtë periudhë, që pritet të jetë i përkohshëm.

Banka e Shqipërisë, vlerëson se “intensiteti aktual i mbiçmimit të kursit të këmbimit, pasojë e përmirësimit te shpejtë te bilancit të shkëmbimeve tregtare e të shërbimeve dhe nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte – do të vijë drejt zbehjes, duke sjellë stabilizim të këmbimit”.

Për shkak se monedha e përbashkët nuk pritet të jetë kaq e lirë në tregun vendas, ekspertët shprehen se mund të jetë një periudhë e favorshme për blerje në euro, apo për kreditorët që të paguajnë huanë në këtë monedhë. Ekspertet parashikojnë se leku mund të fillojë të zhvlerësohet në muajt e ardhshëm, si kundër ndodhë gjithnjë pas përfundimit të sezonit veror.