LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Nuk e shoh të ardhmen e Kosovës me Albin Kurtin

Kelmendi: Nuk e shoh të ardhmen e Kosovës me Albin Kurtin

Zëvendës kryeministri në detyrë, kandidati i LDK-së për deputet, Ramiz Kelmendi, u shpreh i bindur se nuk e sheh te ardhmen e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

Gjatë një interviste në emisionin INFOBOX, në RTV Dukagjini, Kelmendi pavarësisht mendimit për Kurtin, nuk e mohon koalicionin me Vetëvendosjen.


“Nuk shoh të ardhme të Kosovës me zotëri Kurtin në krye. Zoti Kurti e udhëheq një grup të qytetarëve të rinj dhe qytetarëve të ndryshëm dhe normalisht e ka një elektorat të ndryshëm. Për të cilën unë nuk pajtohem me çështjen ekonomike”, tha Kelmendi.

Ndërsa sa i përket çështjes së zhvillimit ekonomik, ish- zëvendës kryeministri tha se fokusi kryesor duhet të drejtohet kah rinia e vendit.

“Për gjeneratat e reja është mirë që të iu krijohet një ambient, që ata idetë e tyre që i kanë t’i realizojnë sa më shpejt…  Për këtë rast është krijuar edhe një fond për garantimin e kredive për të ri e të rejat… 30 e disa milionë është ky fond dhe parashihet që të gjejë donator të ndryshëm dhe të rritet deri në 400 milion euro. Meshkujt mbi 40 vjeç, duhet të orientohen doemos në zhvillimin e bujqësisë. Bujqësia është baba e nana e këtyre qytetarëve”, tha Kelmendi.

Biznesmeni dhe politikani Ramiz Kelmendi tha se nuk u imponon votën punëtorëve të tij. Ai tha se do të ishte tejet i kënaqur nëse ata do ta votonin, por nuk e lidhë punën dhe votën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori