LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi inkurajon studentët të mos ndalen, pavarësisht sfidave që kanë

Kelmendi inkurajon studentët të mos ndalen, pavarësisht sfidave që kanë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi sot Kolegjin AAB në Prishtinë, ku ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij kolegji, duke i inkurajuar ata të jenë kreativë dhe këmbëngulës përballë kërkesave dhe nevojave që kanë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi foli për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si faktor i rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës. Ai po ashtu njoftoi studentët për krijimin e Fondit për garantimin e kredive, duke ftuar ata që të përfitojnë nga mundësitë të cilat i krijon ky fond.


Kelmendi, inkurajoi studentët që të mos ndalen pavarësisht sfidave me të cilat përballen, duke theksuar se të rinjtë sot kanë shumë ide për hapjen e bizneseve të reja dhe krejt çka u duhet është t’i implementojnë ato duke e gjetur rrugën e duhur.

Gjatë ligjëratës para studentëve, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria në vazhdimësi po krijon hapësira dhe lehtësira që secilit nga ju t’i jepet mundësia për të krijuar biznes, që do të ndikonte në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, foli edhe për mjedisin biznesor, duke theksuar se tashmë janë eliminuar barrierat e panevojshme.

Para studentëve të Kolegjit AAB, Kelmendi bëri një prezantim të shkurtër të karrierës së tij, duke përmendur këtu edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

Zëvendëskryeministri është përgjigjur edhe në pyetjet e shumta të studentëve që kishin të bënin me lehtësirat në krijimin e të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori