LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: I kemi votat, nuk i kemi votat… T’u hapet rrugë zgjedhjeve

Kelmendi: I kemi votat, nuk i kemi votat… T’u hapet rrugë zgjedhjeve

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar që t’i jepet fund lojës me numra për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “duhet  të përfshihen të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese që janë në dispozicion dhe nësë nuk arrihen emërimet e caktuara të shkohet në zgjedhje nacionale të parakohshme së bashku me ato lokale dhe kjo të shërbejë si shkollë politike për politikanët liderë, se në Kosovën tonë mundë të formojnë Qeveri dhe institucione vetëm ata liderë të cilët kanë punuar dhe mundë të punojnë për shtetin e Kosovës, liderët politik unifikues.


Postimi i plotë i Kelmendit:

“I kemi votat, nuk i kemi votat, i kemi votat, nuk i kemi votat, po i presim votat …

Tu hapet rrugë zgjedhjeve të parakohshme …

Na kujtohet në fëmijëri, merrnim gjethen e bagremit dhe nga fijet e saj fillonim me fjalët, kalojë, nuk kalojë, kalojë, nuk kalojë.

Sot në Botën modern, tek ne kjo po zëvendësohet nga thënjet e përditshme -i kemi votat, nuk i kemi votat, i kemi votat por po na duhen edhe …, po presim edhe AKR-në, po presim deri sa të kalojnë ultimatumet.

Është për tu çuditur kjo, që në shekullin XXI, ku pushteti i kapur në të gjitha institucionet relevante për ligj dhe siguri, tani po prolongohet nga fituesit e zgjedhjeve deri sa të plotësohet numri, sikur të ishin në fazën e shumimit të votive. Nuk është në rregull të uzurpohet përzgjedhja e institucioneve legale, meqë me këtë po tregojmë sa largë jemi prej demokracisë. Me këtë po tregojmë se deri ku mundë të shkojë kjo. Ne gjithnjë jemi mësuar dhe mbështetur në ndihmën e domosdoshme të faktorit ndërkombëtar, në fakt atë amerikan. Nga kjo shtrohet pyetja; Përse tani po ndodhë kjo heshtje ndërkombëtare. Apo mos po presin që sovrani të thotë edhe njëherë fjalën e vet – atë në rrugë, meqë në parlament të pa kompletuar nuk po ka mundësi asgjë të lëvizë. -Kjo është demokracia jonë, jo ajo për të cilën jemi angazhuar edhe politikisht edhe ushtarakisht. Është e drejtë e çdo subjekti politik të lidh fatin e votuesve të vet me fatin e shtetit të vet. Nuk parashihet e as nuk duhet domosdoshmërisht të ndërlidhen fatet, për të cilat nuk ekziston mirëkuptimi.

Është e njerëzishme politikisht dhe është demokratike të lëshohet rrugë për personat të cilët i dëshiron shumica në parlament. Andaj, është mirë që edhe Qeveria të ndërtohet me mundësi të shtyerjes se procesve përpara. Nuk duhet të bëhemi pengesë deri në atë masë sa të dëmtohet shumë seriozisht e ardhmja e Republikës së Kosovës. Më mirë është të përfshihen të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese që janë në dispozicion dhe nese nuk arrihen emërimet e caktuara të shkohet në zgjedhje nacionale të parakohsme së bashku me ato lokale dhe kjo të shërbejë si shkollë politike për politikanët liderë, se në Kosovën tonë mundë të formojnë Qeveri dhe institucione vetëm ata liderë të cilët kanë punuar dhe mundë të punojnë për shtetin e Kosovës, liderët politik unifikues.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK” (sic), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori