Korporata Energjetike e Kosovës KEK), është e gatshme që qytetarëve t’u ofrojë furnizim me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit. Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala tha se po bëhen përgatitje maksimale dhe furnizimi pritet të jetë më i mirë sesa dimrin e kaluar. Qytetarët, ndërkaq nuk janë shumë optimistë lidhur me premtimet e KEK-ut.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), premton se këtë vit, në sezonin dimëror nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike. “Dy blloqe vazhdojnë të jenë në remont të planifikuar vjetor ku njësisë A3 po i ndërrohet elektro-filtri dhe po bëhen investime kapitale në të. Përgatitjet janë maksimale për furnizim dhe presim një dimër më të mirë se në dimrin e kaluar dhe është vazhdë e përmirësimeve nga viti në vit që bënë KEK-u me furnizim”, tha Buzhala, për Radio Kosovën.
Përkundër kësaj, me të ftohur të kohës, reduktimet e energjisë elektrike janë të pranishme. Mbrëmë lagje të ndryshme të Prishtinës, janë përballur me reduktime. Buzhala thotë se ato janë prishje të trafo-stacioneve lokale, dhe janë rregulluar në një periudhë të shkurtër. “Kemi pas disa prishje lokale që kane krijuar përshtypjen e reduktimeve, por ato janë lokale, ka pas reduktime edhe në Prishtinë, por ato janë evituar dhe tash furnizimi është normalisht”.
Qytetarët nuk janë fort optimist për premtimet e KEK-ut. Kjo me vet faktin thonë ata, se reduktime ka edhe gjatë kohës së verës.
Derisa zyrtarë të KEK-ut bënë të ditur që së shpejti pritet të kthehet në funksion njësia B1, pas remontit tre mujor, qytetarët thonë se duhet të gjejnë alternativa tjetra për ngrohje gjatë dimrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNurboja: Vlerësimi i Kosovës nga Fitch, hap i madh për integrimin financiar
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
Kush t’rahaton me punë përveqëse Telegrafi Jobs?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel