LAJMI I FUNDIT:

Keita rikthehet te Barca

Keita rikthehet te Barca

Seydou Keita është rikthyer te Barcelona, por vetëm për t’u stërvitur dhe për të ruajtur formën fizike.

Mesfushori i skuadrës kineze Dalian Aerbin është duke u stërvitur me ish-bashkëlojtarët e tij, për të ruajtur formën për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës me Malin.

Keita, i cili ishte nënshkrim i parë i periudhës së Pep Guardiolas, bëri 188 paraqitje me Barcelonën nga viti 2008 deri në vitin 2012. Ai fitoi 14 tituj me Blaugranët, dhe u largua në fund të sezonit të kaluar, si agjent i lirë. /Telegrafi/