LAJMI I FUNDIT:

Keita ka parakontratë me Juven?

Keita ka parakontratë me Juven?

Lazio nuk është aspak e kënaqur me Keita Balde Diaon, pasi dyshohet se ai ka nënshkruar para-kontratë me Juventusin.

Sipas Corriere dello Sport, kjo është arsyeja pse futbollisti e ka refuzuar rinovimin me Biancocelestët dhe ofertat e klubeve tjera, në mesin e tyre edhe të Milanit.


Sidoqoftë, anësori nuk ka të drejtë ligjore që të flasë lirshëm me klubet tjera deri në gjashtë muaj para se t’i skadojë kontrata.

Juve nuk ka kërkuar leje për të biseduar me Keitan
Lexo po ashtu Juve nuk ka kërkuar leje për të biseduar me Keitan

Ai është i lidhur me Lazion deri në qershorin e vitit 2018 që do të thotë se mund ta negociojë largimin e tij nga muaji janar.

Krerët e klubi kryeqytetas janë ankuar ndaj Juves pse nuk i ka kontaktuar ata për të marrë leje që të bisedojë me lojtarin. /Telegrafi/