LAJMI I FUNDIT:

KEDS/KESCO shënon rekorde të importit të energjisë elektrike

KEDS/KESCO shënon rekorde të importit të energjisë elektrike

Gjatë Janarit, prej kur filluan kushtet e rënda atmosferike, që quan në kërkesë rekorde për furnizim me energji, dhe meqë vetëm 52% e kërkesës mund të mbulohej nga prodhuesi vendor, KEDS/KESCO ka shënuar edhe nivelin më të lartë të importit të energjisë elektrike.

Një ilustrim i këtij realiteti më së miri mund të vërehet nëse shikohet sasia e importit të muajit dhjetor dhe janar.


Në dhjetor 2016, kemi importuar mesatarisht rreth 1862 MWh në ditë ndërkohë që për 15 ditët e para të muajit janar 2017, sidomos pas rënies së njërit bllok të Kosovës A, kemi importuar mesatarisht 4179 MWh në ditë.

Përveç sasisë, gjatë janarit edhe çmimi i importit ka qenë shumë i lartë, që shpesh ka shkuar deri në 340 EURO për megavat, si pasojë e kërkesës së lartë edhe në rajon që ka ardhur nga temperaturat e ulëta.

KEDS/KESCO ka punuar vazhdimisht dhe me përkushtim që të sigurojë energji nga importi gjatë kësaj kohe të ftoftë, dhe në të njëjtën kohë falënderon konsumatorët që u janë përgjigjur thirrjeve për shfrytëzim të përgjegjshëm të energjisë.

Duke marrë parasysh faktin që edhe në ditët në vazhdim do të ketë temperatura të ulëta, ne bëjmë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga qytetarët.

Prioriteti ynë është të sigurojmë furnizim me energji për çdo amvisëri në Kosovë, dhe të sigurohemi që çmimet e importit janë të përballueshme. Kjo është e vështirë, gjatë kësaj kohe, përderisa i gjithë rajoni po përballet me kërkesë të lartë dhe mungesë të energjisë, që bën që çmimet të jenë të larta.

E ritheksojmë edhe një herë se ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur të kapërcejmë këto sfida, dhe jemi të bindur që me bashkëpunimin e qytetarëve dhe partnerët energjetik, do të sigurohemi që çdo amvisëri në Kosovë të furnizohet me rregull me energji elektrike. /Telegrafi/