LAJMI I FUNDIT:

KEDS sanon të gjitha prishjet e shkaktuara nga moti, bën thirrje për kursim të energjisë

KEDS sanon të gjitha prishjet e shkaktuara nga moti, bën thirrje për kursim të energjisë

KEDS ka arritur të sanojë të gjitha prishjet që ishin shkaktuar nga moti i keq që ka mbretëruar këto ditë në Kosovë dhe me këtë falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për të kaluar këtë gjendje, si punëtorët e KEDS-it të cilët punuan ditë e natë, por edhe qytetarët që u dolën në ndihmë punëtorëve.

KEDS thekson se duke pasur parasysh që moti i keq po vazhdon janë duke shënuar nivelin më të lartë të konsumit të energjisë elektrike që ka pasur Kosova ndonjëherë, po e bëjnë të pamundurën për të siguruar energji për të mbuluar këtë konsum.

“Për momentin konsumi sillet rreth 1262 MË ndërkohë që prodhimi nga KEK është rreth 656, apo vetëm 52 për qind të konsumit. KEDS/KESCO për momentin është duke importuar rreth 415 MW të cilin ka mundur ta gjejë nga importi. Por duke pasur parasysh motin e keq që po mbretëron në rajon dhe Evropë, edhe vendet të tjera po shënojnë mungesë të energjisë gjë që e bën të vështirë edhe importin”, thuhet në njoftim.

“Ne edhe një herë duke falënderuar qytetarët për mirëkuptim u bëjmë thirrje që të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe të shfrytëzojnë metoda alternative për ngrohje kur kanë mundësi. Fatkeqësisht Kosova nuk prodhon energji të mjaftueshme për nevojat vendore dhe ne jemi të varur nga importi. Ne po bëjmë të pamundurën për të mbuluar këtë zbrazëti por e theksojmë edhe një herë se jemi të varur nga importi për shkak të mos prodhimit të mjaftueshëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/