LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i faturon 8 milionë euro në vit për rrymën e serbëve të veriut

KEDS-i faturon 8 milionë euro në vit për rrymën e serbëve të veriut

8 milionë euro është vlera e energjisë që shpenzohet brenda një viti në veri të Kosovës, e cila edhe më tutje u faturohet të gjithë qytetarëve në gjithë Kosovën. Nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh, shkruan sot, gazeta Zëri.

Më shumë se 8 milionë euro energji elektrike, e cila shpenzohet nga serbët në veri të Kosovës, edhe më tutje vazhdon t’u shpërndahet nëpër fatura të qytetarëve shqiptarë në gjithë Kosovën. Nga përfundimi i luftës e deri më tash serbët në veri kanë shpenzuar energji elektrike prej më shumë se 100 milionë eurosh. Humbjet komerciale dhe teknike të energjisë elektrike në vend edhe më tutje vazhdojnë të jenë tejet të larta, ndonëse sipas kontratës së privatizimit ato është dashur të ulen nga viti në vit.


Zvogëlimi i humbjeve të energjisë elektrike dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes ishin njëri nga arsyet e privatizimit të distribucionit. Por, ndonëse kanë kaluar disa vite nga privatizimi i rrjetit, ndryshimet pothuajse nuk po vërehen fare. Madje ditë më parë KEDS-i është gjobitur nga ZRRE-ja pasi ka aplikuar reduktime në emër të punimeve në rrjet e që në realitet një gjë të tillë nuk e ka bërë fare.

Sipas të dhënave zyrtare, të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), nga viti 2013 deri në vitin 2015 humbjet kanë rënë për 4,5 për qind deri sa caku i përcaktuar nga ZRRE-ja që duhet të arrihej për këtë periudhë ishte 8,5%. Pra, 3% për vitin 2013, 3% për vitin 2014 dhe 2,5% për vitin 2015. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori