Është zona e rrugës së Spitalit rajonal të Pejës, ku KEDS ka shtrirë investim në shërbim të ngritjes së cilësisë dhe kualitetit të furnizimit me energji për komunitetin.
Zona përfshinë dhjetëra lagje e blloqe nga objekti i ish-Arkivit të Qytetit e deri tek Spitali Rajonal. Përfitues janë më se 1200 konsumatorë.
“Rreth 30 shtylla për tension të ulët, 5 për tension të mesëm, që janë vënë në varsi të nevojës si dhe infrastrukturë përcjellëse e energjisë, tashmë janë vënë në këtë pjesë të Pejës nga Kompania jonë ”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Buzhala thotë se në këtë pjesë të Pejës, në mesin e përfituesve janë edhe shumë biznese. “Kjo tregon seriozitetin e kompanisë tonë dhe tendencën që të jemi sa më afër konsumatorit. Fokusi yni është që konsumatori të ketë benefite kualitative, përfshirë këtu edhe ata të biznesit si dhe të ketë efekte sa më pozitive ”, shton Buzhala.
Në mesin e 1200 përfituesve nga ky investim i KEDS-it, është edhe Bashkim Nimani, pronar i biznesit familjar marketit ‘Banacol’. Nimani thotë se projekti është mirëpritur dhe çdo investim për këtë pjesë të frekuentuar të qytetit është i mirëseardhur.
“Kjo është rruga kryesore e qytetit. Problemet në të kaluarën kanë qenë të mëdha sa i përket energjisë elektrike. Investime si ky tani në këtë pjesë nuk ka pasur më parë. Ne presim tani energji kualitative dhe presim çdo investim i cili ndihmon bizneset tona ”, thotë Nimani.
Nimani shton se KEDS ka punuar shpejt dhe pastër gjatë projektit. “Po, ekipet e tyre kanë qenë shumë të shpejtë dhe të pastër. Shtyllat janë vënë pa penguar trafikun dhe pa bërë dëme e pa lënë mbeturina anash ”, shton Nimani.
KEDS këto ditë është duke investuar edhe në pjesë të Pejës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel