LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i me import mundohet t’i “zbusë” reduktimet

KEDS-i me import mundohet t’i “zbusë” reduktimet

Shumë vende madje edhe në disa lagje të Prishtinës janë duke u aplikuar reduktime edhe në këtë kohë kur temperaturat janë nën minus. Reduktime ka pasur edhe gjatë natës së kaluar

Ky acar dhe reduktimet e energjisë elektrike e kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen.


Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë për Telegrafin se kanë rritur importin e energjisë elektrike deri në 400 megavat për orë, por sipas tij, problem paraqet mungesa e sasisë së energjisë elektrike për import në vendet e rajonit.

“Furnizimi është relativisht stabil. Si KEDS kemi intervenuar duke e rritur importin, i cili aktualisht është deri në afro 400 megavat për orë”, tha ai.

Buzhala ka treguar se në rajon nuk ka më sasi shtesë të lira të energjisë elektrike për import, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq sa i përket reduktimeve në Shesh respektivisht te Ministria e Bujqësisë, ai ka thënë se ka pasur prishje lokale në një trafo. /Telegrafi/