LAJMI I FUNDIT:

KE, letër përgëzimi Nikollës: Nxënësit shqiptarë me rezultate fantastike

KE, letër përgëzimi Nikollës: Nxënësit shqiptarë me rezultate fantastike

Komisioni Evropian i ka dërguar një letër vlerësimi Ministrisë së Arsimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Njohurive të Nxënësve (PISA), për rezultatet e studimit të vitit 2015.

Kështu, bazuar në raportin e publikuar pardje të PISA-s, letra që mban firmën e përfaqësuese së Komisionit Evropian për Arsimin dhe Kulturën, Helene Skikos, vlerëson ministren Lindita Nikolla për punën që ka bërë në fushën e arsimit.


Letra vlerëson edhe punën e kryeministrit si edhe të reformave që janë ndërmarrë në fushën e arsimit, shkruan Panorama.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që ministrja e Arsimit dhe kryeministri u kanë dhënë reformave në arsim në Shqipëri. Pranoni përgëzimet tona për rezultatet fantastike që 15-vjeçarët shqiptarë arritën në PISA 2015. Urime dhe mos hiqni dorë. Reforma në edukim është një rrugë e gjatë”, thuhet në letër.

skikos