LAJMI I FUNDIT:

KDI: Kosova e 95-ta në botë për korrupsion

KDI: Kosova e 95-ta në botë për korrupsion

Instituti Demokratik i Kosovës në konferencë për media ka bërë të ditur raportin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016” i përgatitur nga Transparency International.

Artan Canhasi, nga KDI, tha se Kosova këtë vit ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.


“Këtë vit Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës”, tha ai.

Canhasi tha edhe pse në pozicion të mirë nga viti i kaluar, Kosova në ketë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendet e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia.

Po ashtu, ai tha se shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit. Problem sipas tij mbetet edhe mungesa e transparencës për financim të subjekteve politike.

Komunikata e plotë:

Edhe këtë vit, Transparency International publikoi “Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit 2016” për 176 vendet e botës dhe prapë Kosova renditet e fundit në rajon, me gjithë ngritjen në pikë.
Kjo u bë e ditur sot në konferencën për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova ku u prezantuan rezultatet e këtij indeksi.

Artan Canhasi nga KDI, theksoi se sipas Indeksit të përceptimit të korrupsionit 2016, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015. “Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015 Kosova ishte radhitur e 103-ta me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së Transparency International, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend ‘perceptohet shumë i pastër’ kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’ . Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

Edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publik, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit. Bazuar në këtë indeks, notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e keqmenaxhimit të fondeve dhe pozitave publike, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Luftimi i korrupsionit në 2016 ka qenë një nga kushtet kryesore që bashkësia ndërkombëtare kishte vënë institucioneve të Kosovës për të ecur drejt integrimit në BE. Sipas Canhasit trysnia e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë ndaj institucioneve të Kosovës për të sjellë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit ka sjellë efekte pozitive. “Institucionet e vendit kanë shënuar lëvizje drejt përmirësimit në sistemin e prokurimit publik dhe kanë kontroll relativisht të mirë të korrupsionit të nivelit të vogël, gjegjësisht mitmarrjes në sektorin publik”, ka shtuar ai.

Problem kyç mbetet mungesa e transparencës në financimin e subjekteve politike; këto të fundit vazhdojnë të mos i publikojnë burimet e financave dhe shpenzimet e tyre. Joprofesionalizmi, ndikimi dhe kontrolli partiak në emërimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në të gjithë sektorët publikë, në të gjitha nivelet mbetet pengesë. Shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit, me mungesë të transparencës dhe shërbimeve bazë për qytetarët.

KDI vlerëson se pozita e Kosovës do të përmirësohej edhe më tutje në rast se prokurimi elektronik, që pritet të fillojë të zbatohet, mund të mundësojë publikim të plotë të kontratave dhe kur politikat e vendit do të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e praktikave llogaridhënëse.

KDI u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë përgjegjës politikanët duke kërkuar vazhdimisht llogari dhe luftë të pakompromis ndaj të korruptuarve. Një mënyrë që mund ta bëjnë është dukë shikuar se kush përfaqëson me të vërtetë qytetarët duke përdorur kalkulatorin e ngjashmërisë në platformën votaime.org.

TI ka vazhduar me publikimin e CPI në nivel global për më shumë se 20 vite. Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para edhe këtë vit me 90 pikë kurse Somalia mbetet në vendin e fundit për vitin e dhjetë me radhë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori