LAJMI I FUNDIT:

KDI: Debati parlamentar për vlerat e UÇK-së shpërfaqi mungesën e vlerave të deputetëve

KDI: Debati parlamentar për vlerat e UÇK-së shpërfaqi mungesën e vlerave të deputetëve

Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zhvillimin e një debati parlamentar për vlerat e UÇK-së si reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”, përveç se ka qenë formë e presionit të pushtetit legjislativ ndaj atij gjyqësor, ka përçuar mesazh të gabuar te qytetarët.

Ky është vlerësimi i organizatës jo qeveritare që monitoron Kuvendin, KDI.


“Nëse Kuvendi nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe konteston vendimet e saj, atëherë si mund të pritet nga qytetarët të bëjnë këtë?! Kosova edhe ashtu është kritikuar në vazhdimësi për brishtësinë që ka sistemi i drejtësisë dhe ndërhyrjes së politikës në të. Kjo seancë vetëm sa ka konfirmuar një pretendim të tillë”, thuhet në komunikatë. Sipas KDI-së debati i zhvilluar nuk prodhoi ndonjë diskutim përmbajtësor dhe nuk arriti t’i vejë në spikamë vlerat e UÇK-së, por më shumë shpërfaqi mungesën e vlerave tek një numër i konsiderueshëm i deputetëve.

“Degjenerimi i debatit në fyerje personale, kërcënimet mes deputetëve, përdorimi i gjuhës jo parlamentare, shkëmbimi i akuzave të ndërsjella, e posaçërisht tentim sulmi i deputetit në foltore janë të patolerueshme, sidomos në një debat ku pretendohet të diskutohet për vlerat e UÇK-së”, vlerëson KDI-ja.

Sipas KDI-së Kuvendi nuk guxon në asnjë formë të kthehet në arenë përleshjesh mes deputetëve. Është në kompetencë të kryesuesit të seancës që të parandalojë diçka të tillë. “Kërkojmë nga kryesuesi që të zbatojë të gjitha masat e nevojshme ndaj deputetëve të cilët pengojnë mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, përdorin gjuhë jo parlamentare apo pengojnë deputetët e tjerë në ushtrimin e mandatit të tyre. Këto masa të vlejnë për të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, duke qenë se u vërejt zbatimi i standardeve të dyfishta nga kryetari”, thuhet nga KDI-ja.

KDI iu bëjnë thirrje Kuvendit të respektojë parimin e ndarjes së pushteteve. Ndërsa deputetëve të që të jenë më të matur karshi zhvillimeve politike, të vendosin interesin e qytetarëve të Kosovës në radhë të parë, dhe të mos përpiqen të përfitojnë politikisht nga ngjarje të tilla kaq të ndjeshme për shoqërinë dhe familjet e dëshmorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori