0Shares

Një konflikt mes katër personave në qytetin e Kavajës ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta ku si pasojë ka mbetur i vrarë një prej të konfliktuarve.

NEWS24 mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Kavajë pranë ish-Fabrikës së Qelqit, sot rreth orës 20:30 minuta. Si pasojë e përdorimit të mjeteve prerëse, si thika e biçakë, ka mbetur i vrarë Artur Kollçaku 44 vjeç, ndërsa janë dërguar në spitalin e Durrësit, tre personat, Elvis Kollçaku 25 vjeç, Aldo Gryka 20 vjeç e Sajmir Fikaj , dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar më urgjencë në spital nga shokët e tyre, ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Sipas policisë fillimisht sherri ka nisur mes Elvis Kollçakut dhe viktimës, për motive banale dhe më pas janë përfshirë dhe dy personat e tjerë me të cilët ata shoqëroheshin. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)