LAJMI I FUNDIT:

Kathimerini: Maqedonia e mbylli një front me fqinjët e saj

Kathimerini: Maqedonia e mbylli një front me fqinjët e saj

Gazeta greke ”Kathimerini” vlerëson se arritja e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë paraqet mbyllje të një fronti të jashtëm, me një nga dy shtetet fqinje që janë anëtare në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo gazetë i vë theks pikës ku thuhet se Bullgaria do ta mbështet Maqedoninë për anëtarësim në NATO dhe se në marrëveshje përmendet emri kushtetues.


”Kathimerini” komenton Nenin 12 të marrëveshjes në lidhje me grupet e punës për çështje të historisë, duke shkruar se ”kjo mund që të shkaktojë trysni ndaj Athinës”.

Sipas gazetës, kjo trysni mund të vijë pasi që Greqia mbetet e vetmja anëtare e BE-së që ka mospajtime me Shkupin./Telegrafi/