LAJMI I FUNDIT:

Katërvjeçari i shpëton jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e dorës së saj (Video)

Katërvjeçari i shpëton jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e dorës së saj (Video)

Një djalë katër-vjeçar i shpëtoi jetën nënës së tij, duke përdorur gishtin e saj për të zhbllokuar telefonin e saj, duke përdorur një aplikacion dhe duke telefonuar 999, pasi e gjeti atë të shtrirë në dysheme.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, djaloshi i quajtur Roman, i ka thënë operatorit se po mendonte se nëna e tij ishte e “vdekur”, pasi e kishte gjetur atë me sy të mbyllur.


Por para se të krijonte panik, djaloshi i guximshëm e mori telefonin e nënës së tij, dhe duke përdorur gishtin e dorës së saj, ka mundur ta zhbllokojë pajisjen.

Telefonata u zhvillua të martën, më 7 mars nga shtëpia e familjes në Croydon, në jug të Londrës.

Zyrtarët lokalë dhe një ambulancë u dërguan menjëherë në adresën pas thirrjes telefonike, duke arritur brenda 13 minutave.

Kur arritën ata, djalin me vëllain e tij binjak dhe vëllain e vogël i gjetën të gjithë brenda me nënën e tyre, e cila ishte e shtrirë pa ndjenja në dysheme.

Paramedikët ishin në gjendje për ta kthyer në jetë, dhe më pas e dërguan në spital. Tanimë thuhet se ajo është në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori