LAJMI I FUNDIT:

Katër vite pa rënë në “Radar”, emisioni i njohur feston suksesin me kauzat dhe temat që solidarizuan publikun

Katër vite pa rënë në “Radar”, emisioni i njohur feston suksesin me kauzat dhe temat që solidarizuan publikun

Emisioni i njohur “Radar”, i cili me vite na bëri që të rrisim shpejtësinë e mendimit duke zvogëluar atë të vozitjes, shënon sot katër vjetorin e themelimit. Një emision i cili nisi krejt spontanisht dhe me një qëllim të caktuar nga autorja dhe gazetarja Edita Doli, dalë nga dalë u shndërrua në emisionin më të dëgjuar në radiot në vend. Tash e katër vjet ky emision transmetohet çdo ditë, nga e hëna në të premte, në radion më të madhe në vend, “Radio Dukagjini”.

E lumtur për suksesin e “Radarit” në këto katër vjet, Edita rrëfeu ekskluzivisht për Telegrafin gjithë temat, emocionet dhe rubrikat që ka përcjell emisioni.

“Radar filloi krejt spontanisht katër vite më parë. Fillimisht e kemi nisur me qëllimin që të jetë një emision argëtues për të rinjtë, dhe në fakt ashtu vazhdoi, gjersa më pas interesimi i dëgjuesve bëri që ky emision të pasurohet edhe më shumë duke i dhënë edhe një kahje tjetër”.

Autorja dhe prezantuesja e emisioni "Radar" - Edita Doli - Muaxheri
Autorja dhe prezantuesja e emisioni “Radar” – Edita Doli – Muaxhiri

Autorja më tej rrëfen se ky program vazhdoi të bëhet shumë social, duke trajtuar tema nga më të ndryshmet, gjersa edhe dëgjuesit shprehën gatishmërinë e tyre për solidaritet.

“Emisioni “Radar” ka vazhduar më pas me organizimin e shumë kauzave sociale, për të cilat duhet tu falënderohemi dëgjuesve, të cilët ishin të gatshëm për të ndihmuar shumë familje. Së bashku kemi mbledhur fondet e duhura për shërim, duke filluar me Oltin, i cili ishte rasti i parë, por jo edhe i fundit. Gjersa më pas nga janari i vitit 2015 filluam edhe me ndihmën për familjet skamnore. Gjithë shumat e mbledhura nga dëgjuesit arritën që së pari të sigurojnë të ardhura për pesë familje, ndërsa më vonë me ndihmën e bashkatdhetarëve, arritëm që tu dalim në ndihmë plot 30 familjeve me nevojë”, tregon më tej Doli.

Të jesh një emision në radio nuk është edhe aq e lehtë në vendin tonë, por me anë të menaxhimit të duhur dhe lexuesve të rregullt, “Radar” arriti që të organizojë edhe ekskursion jashtë vendit me dëgjuesit e rregullt.

Ekipi i emisioit "Radar" bashkë me dëgjuesit në ekskursionin e organizuar në Shqipëri - 2014
Ekipi i emisioit “Radar” bashkë me dëgjuesit në ekskursionin e organizuar në Shqipëri – 2014

Duke vazhduar rrëfimin e saj, autorja e programit sqaron se është marrë me disa organizime të ndryshme, një ndër ta është mbajtur këto ditë në Zvicër, gjersa tjetri pritet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

“Emisioni ka pasur përkrahje shumë të madhe nga shqiptarët e diasporës. Njëra prej vullnetareve të shumë kauzave humanitare, Adelina Badivuku, ishte e para që organizoi në Londër mbrëmjen për të ndihmuar familjet në prag të festave të funvitit gjatë vitit të kaluar. Ajo na ndihmoj të rritim fondet për familjet nevojtare, teksa më pas erdhi ndihma e madhe edhe nga shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit. Kemi bërë disa organizime, duke përfshirë edhe një në Zvicër, ndërsa vitin e ardhëm do të kemi edhe një”, shton mes tjerash ajo.

Një tjetër element kyç i emisionit ka qenë edhe paralajmërimi i ngasësve të veturave për radarët në rrugë, për t’i “detyruar” ata që të ulin shpejtësinë, e cila ndikon në mirëqenien dhe vetëdijësimin e qytetarëve.

Për këtë eksperiencë Doli u rrëfye kështu “Ky në fakt edhe ka qenë një ndër ‘misionet’ e ‘Radarit’. Në të gjithë botën ekzistojnë radio të veçanta të cilat bëjnë paralajmërim për automjetet, për ndalesat ose rreziqet që mund tu paraqiten gjatë rrugës, ndërsa në Kosovë na mungonte një e tillë. Ndaj ‘Radarin’ e zhvilluam më tepër në këtë drejtim. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arritëm që të kemi një marrëveshje, duke bërë të mundur që të evitojmë shumë raste të cilat do të përfundonin si aksident. Ne shpesh herë edhe kemi ‘rritur’ numrin e radarëve në qarkullim, duke informuar udhëtarët që në një magjistrale mund të gjenden edhe tre apo katër radarë, edhe pse në fakt në atë rrugë mund të kishte vetëm një. Në këtë rast gjithçka e kemi bërë për të mirën e tyre, dhe ka rezultuar mjaft suksesshëm”.

Ky emision ka krijuar shumë afërsi edhe me njerëzit që nuk i ka njohur më parë, të cilët ndodhë ta shohin në rrugë apo në ndonjë ambient tjetër dhe ta përshëndesin, dhe në fakt këtu mund të themi se prezantuesja e ka arritur qëllimin e vet.

edita2

“Emisioni ‘Radar’ për shkak edhe të temave që trajton dhe bisedave telefonike, gjithnjë ka ndikuar tek dëgjuesit, ngase edhe një prej qëllimeve primare ka qenë që njerëzit në ato pak orë sa shoqërohen me neve, ta largojnë stresin, t’i bashkëngjiten një teme duke i lënë pak anash hallet edhe problemet e përditshme. Afërsia dhe komunikimi me njerëz shpesh më ka krijuar edhe situata interesante, si për shembull njerëz që shprehnin dëshirën të më qerasnin kur më shihnin në market, duke dashur të më falënderojnë që i kam shpëtuar nga ‘Radari’(qesh)”.

Dje (e premte) në Radio Dukagjini është mbajtur edicioni festiv i këtij programi, ku me ç’rast një nga surprizat më të veçanta kanë qenë telefonatat e personave që asnjëherë më parë nuk kanë telefonuar në ‘Radar’, dhe kanë dhënë komplimente të shumta lidhur me këtë emision.

Historikun më të gjatë të ‘Radarit’ do të mund ta ndiqni sot në një emision special në TV Dukagjini, teksa për juve që nga e hëna në të premte, prej orës 9:00 deri në 11:00 që shoqëroheni me këtë emision, kujdes, pas përmbylljes ditore të programit, mund të përfundoni në “Radar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori