0Shares

Në ditët e fundit, Facebooku është në shënjestër të kritikave në lidhje me lajmet e rrejshme dhe të pakonfirmuara që arrijnë në trendet dhe News Feed-et e përdoruesve.

Derisa pritet që rrjeti më i madh social t’i kushtojë më shumë rëndësi këtij problemi, një grupi studentësh u kanë mjaftuar vetëm 36 orë për të gjetur zgjidhjen.

Katër studentë kanë krijuar një ekstension në Google Chrome nën emrin ‘FiB’, roli kryesor i të cilit është që t’i filtrojë lajmet në trendet e Facebookut.

Prapa kësaj vepre qëndrojnë Nabanita De (22 vjeçe), Anant Goel (18 vjeç), Qinglin Chen (20 vjeçe) dhe Mark Craft (19 vjeç), njofton Telegrafi.

Ekstensioni i etiketon lajmet si ‘të verifikuara’ dhe ‘të paverifikuara’, ndërsa deri më tani është shkarkuar mbi 60 mijë herë duke i ngarkuar serverët.

Ekstensioni FiB

Ekstensioni FiB

Megjithatë, studentët e kanë bërë publikisht të disponueshëm këtë ekstension, në mënyrë që të interesuarit të mund ta perfeksionojnë, sidomos shpresojnë që këtë ta bëjë ekipi i Facebookut.

‘FiB’ nuk është i vetmi që lufton me problemin e lajmeve të rrejshme të Facebookut. Në treg aktualisht janë edhe ‘B.S. Detector’ dhe ‘Fake News Alert’. Krijuesit e tyre shpresojnë që Facebooku t’i marrë parasysh, duke qenë se kompania e madhe është duke i shqyrtuar të gjithë mundësitë për të penguar arritjen e lajmeve të rrejshme në ‘muret’ e përdoruesve.

Sajuesi i gënjeshtrave në Facebook: Ndihem keq, sepse prej meje Trumpi shkoi në Shtëpinë e Bardhë! Sajuesi i gënjeshtrave në Facebook: Ndihem keq, sepse prej meje Trumpi shkoi në Shtëpinë e Bardhë!

Informacionet e pavërteta janë problem i vjetër në rrjetet sociale, por pas fushatës presidenciale në SHBA, filluan kritikat e mëdha ndaj Facebookut. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)