Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, moti nuk është aspak i qëndrueshëm dhe lagështia favorizon viruset e mikrobet të’ lulëzojnë”. Nëse nuk i keni marrë masat parandaluese, më poshtë do të lexoni katër sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë.
Është një këshillë shëndeti vërtet e vlefshme ndaj ndiqni këshillat e mëposhtme dhe gripi do t’ju qëndrojë larg këtë sezon.
1. Hani hudhra
Hudhra është e pasur me antioksidantë që rrisin imunitetin dhe luftojnë inflamacionin, thotë Carmia Borek, PhD, profesoresha në departamentin e shëndetit publik dhe mjekësisë familjare në School of Medicine në Boston.
Hudhra ndikon gjithashtu pozitivisht në shëndetin e zemrës.
2. Shpëlarjen e fundit bëheni me ujë të ftohtë
Dushi i ftohtë qetëson dhimbjet e migrenës, stimulon qarkullimin e gjakut dhe redukton dhimbjet.
Dhe pse një dush i ftohtë që zgjat 10 minuta është lehtësisht i përballueshëm në verë, ditëve të ftohta rekomandohet që vetëm shpëlarja e fundit të bëhet me ujë të ftohtë.
Konsultohuni më parë me mjekun tuaj nëse keni probleme kardiovaskulare, sepse uji i ftohtë mund të shkaktojë rëninen e presionin e gjakut duke ju rrezikuar jetën.
3. Përfshini xhinxherin në regjimin ushqimor
Kur shëndeti është tema e diskutimit, xhinxheri nuk ka se si mos të marrë pjesë ! Për shekuj me radhë, xhenxhefil është përdorur si një rrënjë medicinale dhe ka trajtuar probleme dhe sëmundje të ndryshme.
Nuk ka rëndësi se në çfarë forme e konsumoni xhinxherin , e rëndësishem është ta përfshini në dietën tuaj.
4. Merrni vitaminë C dhe shtesa zinku
Vitamina C dhe zinku kanë fuqinë të parandalojnë shumëzimin e virusit ndaj nëse ndiheni të rrezikuar e dini se çfarë duhet të merrni në barnatore, këshillon Living.
Rekomandohet (500 miligram në ditë vitaminës C). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi