Klementin Mile
Niklas Luhmann është padyshim teoricieni më origjinal i kohës sonë. Së fundmi është botuar në gjuhën shqipe një libër i tij me titullin “Short cuts”, me kontributin e dy njerëzve të magjepsur nga mendimi lumanian: përkthyeses Anila Shuka dhe redaktorit Klementin Mile, autor i këtij shkrimi. Në këtë libër me ese, artikuj dhe intervista, Luhmann reflekton për çështje të ndryshme, si: komunikimi, protesta, futbolli, risku, zgjedhjet, ekonomia, dashuria e deri te këshilla ‘si të lexojmë’.
Nuk po ndalem më gjatë për të përshkruar Luhmannin, pasi ka më tepër rëndësi se si na përshkruan Luhmanni ne. Ai na i heq të gjitha iluzionet, duke na i çmontuar përrallat e bukura që dëgjojmë gjithandej për veten dhe botën. Luhmann na maturon, duke na bërë ta lëmë pas fëmijërinë mendore. Njoh pak njerëz që e kanë lexuar Luhmannin, por nuk njoh ndonjërin që të mos ketë dalë i transformuar rrënjësisht prej leximit të tij.
Ne kemi iluzionin se komunikojmë me të tjerët. Luhmann na e rrëzon këtë iluzion duke thënë: njeriu nuk komunikon, vetëm komunikimi komunikon! Dhe, në fakt, cila pjesë e jona komunikon? Truri ynë? Gjuha? Trupi? Qelizat tona? Mendja? Asnjëra prej tyre nuk komunikon. Komunikimi është si kërcimi i tangos – “it takes two to tango – duhen dy vetë për ta kërcyer tangon. Ashtu si tangoja nuk mund të kërcehet dot nga një njeri i vetëm, sado i trajnuar dhe i talentuar qoftë, edhe komunikimi ka nevojë për dy njerëz që të ndodhë. Dhe, ashtu si tangoja që nuk i përket asnjërit prej partnerëve por ndodh në hapësirën midis tyre, edhe komunikimi nuk mund t’i atribuohet një njeriu të vetëm, por ndodh ndërmjet dy ose më shumë njerëzve. Ne nuk e kontrollojmë dot komunikimin, është komunikimi që na kontrollon.
Ne kemi iluzionin se jetojmë në shoqërinë shqiptare. Luhmann na e rrëzon këtë iluzion duke u shprehur: shoqëria moderne është shoqëri botërore! Kjo do të thotë që ka vetëm një shoqëri, e cila është e shtrirë në të gjithë botën. Si ta kuptojmë këtë? Luhmann thotë që njësia bazë e shoqërisë dhe e vetmja gjë sociale është komunikimi. Prandaj, të kërkosh kufijtë e shoqërisë do të thotë të kërkosh kufijtë e komunikimit. Por a përputhen kufijtë e komunikimit me kufijtë politikë? Jo. Përkundrazi, sot, në epokën e globalizimit, komunikimi i kapërcen të gjithë kufijtë politikë. Komunikimi shkencor niset nga SHBA dhe arrin në Francë, pastaj Itali, pastaj Shqipëri etj. E njëjta gjë ndodh me komunikimin politik, ekonomik, fetar, artistik etj. Madje Luhmann, për të ironizuar besimin tonë se jetojmë në një shoqëri kombëtare, na pyet se çfarë e dallon “shoqërinë e Paraguait” nga “shoqëria e Uruguait”?
Ne kemi iluzionin se zgjedhjet politike në demokraci reflektojnë vullnetin e popullit. Luhmann na e rrëzon këtë iluzion duke thënë zgjedhjet janë një hedhje zaresh! Ai i krahason zgjedhjet me vallen e shiut të indianëve. Indianët kërcejnë një valle nga e cila presin të bjerë shi. Natyrisht, shi herë bie herë jo, pavarësisht valles. E njëjta gjë ndodh me zgjedhjet: prej tyre nuk varet realizimi i vlerave dhe interesave të votuesve. Se çfarë ka në mendje votuesi kur shkon të hedhë votën e di vetëm ai; dhe kjo përmbajtje mendore nuk mund të shprehet te alternativat që gjen në zgjedhje, por vetëm mund të cungohet maksimalisht prej tyre.
Për të mos folur pastaj për faktin që vota e individit do të mblidhet, zbritet, pjesëtohet, shumëzohet me të tjera vota të individëve të tjerë për shkak të sistemit elektoral, e pastaj kjo shumë do të mblidhet e zbritet me të tjera shuma si rrjedhojë e formimit të koalicioneve qeveritare dhe opozitare. Në gjithë këtë proces tejet kompleks vlerat dhe interesat e individit humbasin pa lënë fare gjurmë në qeverisje.
Ne kemi iluzionin se dashuria është ndjenjë. Por, Luhmann thotë: dashuria është medium! Si e tillë, dashuria ndërmjetëson veprimin e njërit me përjetimin e tjetrit. Ajo është forca që i bën të bashkohen dy njerëz që përndryshe nuk do ishin bashkë. Siç shkruan Lasgush Poradeci, i cili e ka shprehur poetikisht konceptin lumanian të dashurisë si medium, “nuk dashuroja as unë as ti, po dashuronte dashuria”. Në këtë kuptim, dashuria është një medium si paraja (që bashkon shitësin me blerësin në treg), si pushteti (që bashkon politikanin me zgjedhësin në miting), si arti (që bashkon artistin me artdashësin në ekspozitë). Në kushtet e një popullsie botërore mbi shtatë miliardë, probabiliteti që dy njerëz të dashurohen me njëri-tjetrin është jashtëzakonisht i ulët. Dashuria është mediumi që atë çka është thuajse e pamundur e bën të domosdoshme, fatale dhe më pas na shtyn të themi: “Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën