LAJMI I FUNDIT:

Katër milionë euro për bursa nga AUK, këtë vit 90 studentë të vitit të parë përfitojnë nga ky fond

Katër milionë euro për bursa nga AUK, këtë vit 90 studentë të vitit të parë përfitojnë nga ky fond

Sot Universiteti Amerikan në Kosovë RIT (AUK), ka ndarë bursa për disa studentë, të cilët do të vijojnë studimet në këtë institucion. Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe përfaqësuesi i kompanisë “Meridian Express”, Agon Gashi.

Gashi ka thënë se është kënaqësi e veçantë për të, që kompania të cilët ai e përfaqëson ka ndarë bursë të plotë për njërin nga studentët e ardhshëm të RIT (AUK).


Sipas tij, ata si kompani dhe si familje, kanë arritur vlerat e tyre të përgjegjësisë shoqërore, t’i shtrijmë edhe në pjesën e edukimit.

“Partneriteti me RIT Kosovën është një start, është një fillim për një ndihmesë, apo një kontribut sadopak që mundemi ne si kompani dhe si familje për t’i dhuruar sistemit edukativ në Kosovë”, tha Gashi.

Presidentja e RIT Kosova, Sharon Hart, ka thënë se fakti që AUK është një institucion që punon me rreth 500 studentë, e bën shumë kualitative punën, dhe se sipas saj, 95 për qind e studentëve të AUK-ut, pas diplomimit arrijnë të gjejnë punë.

“Hart me këtë rast tha se 95 për qind e studentëve pas diplomimit arrijnë të gjejnë punë, duke shtuar se më këtë ceremoni të dytë për sivjet, po ndahen bursa edhe për 18 studentë të vitit të parë”.

“Ne kemi përafërsisht 94-95 për qind të studentëve, të cilët pas diplomimit punësohen, gjë që siç të gjithë e dimë është shumë e mirë për Kosovën. Pas punësimit, përafërsisht 35 për qind e studentëve fitojnë 1 mijë euro ose më shumë. Gjysma e studentëve tonë, përfundojnë masterin, dhe kjo do të thotë se studentët që vijnë tek ne janë duke bërë shumë mirë në fushën ku ata duan t’i vazhdojnë studimet. Ne kemi nevojë që të punojmë më ju gjatë gjithë procesit, pasi që nëse ju vërtet keni dëshirë të vijoni studimet në një tjetër kampus të RIT-it, apo në ndonjë universitet tjetër, ne ju ndihmojmë gjatë gjithë procesit”, tha Hart.

Drejtori për pranim dhe bursa në AUK, Lavon Bajrami është shprehur se RIT Kosova është institucion i njohur për kualitet, por edhe për shkak të partneritetit që ka me Universitetin “Rochester Institute of Technology”, i cili qëndron prapa, garanton për cilësinë akademike dhe njohje në tërë botën.

Sipas tij, “RIT Kosova është themeluar në vitin 2003 dhe deri më tash ka dhënë fonde në vlerë 4 milionë euro”.

“Në grupin e studentëve të sivjetmë, janë bërë diku rreth një mijë studentë që kanë përfituar prej bursave. Pa e zgjatur unë dua t’ju siguroj se ju si prindër dhe ju si studentë keni bërë zgjidhjen e duhur. Sot është ceremonia e dytë e bursave për këtë vit”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori