LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra që i kanë bërë nënat e famshme të rrëzojnë menjëherë kilogramët e lindjes

Katër mënyra që i kanë bërë nënat e famshme të rrëzojnë menjëherë kilogramët e lindjes

Nënat e famshme janë ushtruar shumë për t’u rikthyer në peshën e tyre para lindjes së fëmijëve. Me disa prej tyre mund të duket që ka ndodhur si me magji, por këto nëna kanë respektuar një regjim të rreptë për të mbajtur në formë trupin e tyre dhe, mbi të gjitha, në mënyrë të shëndetshme.

Ja cilat janë disa nga këto “rregulla” që kanë ndjekur emra të njohur të skenës në botë.

Si ia doli modelja braziliane Gisele Bündchen ta mbante trupin kaq në formë pas lindjes së dy fëmijëve? Me sa duket, duke bërë shumë yoga.

Për ‘Vogue’, disa vite më parë, ajo tha se është një adhuruese dhe praktikuese e yoga-s dhe falë saj është rikthyer në formë perfekte.

E gjithë bota pësoi shok kur Beyonce lindi fëmijën e saj të parë, Blue Ivy Carter. Por pastaj të gjithë u mahnitën kur ajo u kthye në skenë pa asnjë shenjë mbipeshe në trup. Si ia doli?

Bey ka ndjekur dietën vegane 22-ditore, të kombinuar me aktivitet fizik, nga një emër i njohur i fitnessit mes të famshmëve, Marco Borges. (Po presim si do të rikthehet pas lindjes së binjakëve).

Image result for Reese Witherspoon workout gif

Jo shumë njerëz arrijnë ta besojnë se kjo ëmbëlsirë e Amerikës, Reese Witherspoon, në fakt ka tre fëmijë! Si e ka mbajtur veten në formë?

Ajo rrëfeu për ‘Women’s Health’ se sekreti i saj është tek ushqimet e freskëta dhe tek aktiviteti fizik: “Është mirë të bëni ushtrime me miqtë, sepse ju motivojnë dhe ju zgjojnë ndjesinë e konkurrencës, gjë që mund t’ju ndihmojë shumë.”

Trajnimet e preferuara të Witherspoon janë ushtrimet nga ‘Body by Simone’, të cilat përfshijnë kërcim dhe trajtim rigoroz.

Kim Kardashian është ndoshta nëna që ka transformimin më tronditës në peshë pas lindjes së dy fëmijëve, North dhe Saint West. Si ia doli që i hoqi aq shpejt?

Ajo rrëfeu për ‘People’ se ndoqi një regjim të rreptë me ushtrime që nga ora 6 e mëngjesit, si dhe dietën Atkins: “Pasi lindjes së dy fëmijëve dhe rikthimit në formë, ndihem shumë mirë me veten, nuk jam ndier kurrë më mirë se kaq.

Jam ushtruar shumë, në fakt, kam ndryshuar mënyrën e jetesës, por jam krenare për këtë”, – thotë ajo.

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori