LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra për të parashikuar gjininë e bebes

Katër mënyra për të parashikuar gjininë e bebes
-->

Për shumë prindër, ideja e të priturit nëntë muaj për të zbuluar gjininë e fëmijës së tyre, nuk është diçka që e admirojnë.

Kultura të ndryshme përgjatë botës kanë krijuar metoda për parashikimin e gjinisë së fëmijës. Megjithatë, pavarësisht se disa kanë qenë të rëndomta, disa tjera janë dëshmuar se janë shumë të sakta, transmeton Telegrafi.

Ultrazëri

Ultrazëri tregon imazhe të bebes përderisa është ende në mitër dhe kjo metodë është shumë e sakë. Ndodh shumë rrallë që teknikët e ultrazërit të gabojnë gjininë, por nuk është diçka që asnjëherë nuk ndodh.

Ultrazëri preferohet të bëhet mes javëve 18 dhe 26, pasi që është periudha më e mirë për të parashikuar saktë gjininë e foshnjës.

Ritmi i rrahjes së zemrës

Kjo metodë e parashikimit të gjinisë së bebes thotë se vajzat dhe djemtë kanë ritme të ndryshme të rrahjes së zemrës.

Një bebe me ritëm të rrahjes së zemrës nën 140 rrahje për minutë është djalë, ndërsa mbi 140 rrahje në minutë është vajzë. Kjo është metodë e lehtë për të parashikuar gjininë e bebes, mirëpo nuk është metodë e dëshmuar shkencërisht, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e mëngjesit

Siç duket, sëmundja në mëngjes është më e keqe nëse jeni duke pritur një vajzë. “Shkenca” që e mbështetë këtë teori thotë se kur jeni shtatzënë me një vajzë, trupi është i mbushur me hormone shtesë të vajzave, të cilat bënë që të ndjeheni më të sëmura derisa trupi të mësohet me to.

Pesha e bebes

Tjetër metodë për parashikimin e gjinisë së bebes është vetëm duke shikuar gruan shtatzënë. Nëse është vajzë, pesha ekstra e bebes do të zbarkon më shumë në të ndenjurat dhe ijët tuaja. Ndërsa, nëse është djalë, pesha e bebes do të jetë në fillimin e barkut. /Telegrafi/