LAJMI I FUNDIT:

Katër ide si t’i menaxhoni financat personale

Katër ide si t’i menaxhoni financat personale

Menaxhimi i financave personale është një temë e cila nuk mësohet në shkollë, por është diçka me të cilën të gjithë do të ndeshemi një ditë.
Prandaj për t’i menaxhuar më mirë financat dhe për të pasur jetën më të kollajshme, duhet t’i ndiqni katër hapa.

1. Krijoni një buxhet


Për një muaj gjurmojini shpenzimet tuaja, ndonëse nuk është e thënë të limitoni blerjet, pasi ky është pikërisht muaji për të krijuar idenë se me çfarë po i harxhoni më së shumti paratë tuaja. Në fund të muajit shikoni listën dhe evidentoni produktet apo shërbimet të cilat ju kushtojnë më së shumëti. Shikoni rëndësinë që kanë këto shpenzime në jetën tuaj dhe përpiquni të evitoni disa nga këto blerje, sa më shumë të keni mundësi, por pa e ngushtuar veten shumë.
Përpiquni të jeni sa më të drejtë kur bëni një bilanc në letër për shpenzimet tuaja, si dhe mbi vlerën që do shpenzoni, pasi në fund të fundit ato janë paratë tuaja.

2. Shpenzojini paratë në mënyrë të suksesshme

Shpeshherë blejmë produkte, të cilat i përdorim vetëm njëherë gjatë jetës tonë dhe më pas ju fshijmë vetëm pluhurin. Një mënyrë e mirë për të evituar blerjen e produkteve të tilla është t’i marrim ato me qira. Në këtë formë përveç se shpenzojmë më pak para, na ndihmon të jemi më të kujdesshëm në mirëmbajtjen e produktit. Një tjetër opsion për t’i shpenzuar paratë në mënyrë sa më eficente është dhe pajisja me një kartë krediti. Nëse nuk keni besim tek vetja dhe mendoni se nuk i rezistoni një karte krediti, mund ta kyçni në dollap, por mjafton të keni një të tillë. Shpeshherë kartat e kreditit janë shumë të rëndësishme për tu stabilizuar, apo për të dalë nga situata.

3. Bëni investime inteligjente

Përpiquni të njiheni me opsione të ndryshme investimesh. Ndërsa rritemi kuptojmë se bota financiare është shumë më e ndërlikuar se ajo që e kishim menduar. Krijoni përparësi duke çuar një pjesë të parave tuaja në një llogari që mund t’u duhet kur të dilni në pension, shkruan Telegrafi. Nëse e njihni mirë tregun mund të investoni në aksione të ndryshme. Të bësh investime të zgjuara do të thotë që të investosh për veten dhe të ardhmen tënde, ja pse të kesh një mbulim të mirë sigurimi është shumë e rëndësishme. Njerëzit e zgjuar presin të papriturën, në këtë formë ju do të jeni të sigurt përpara çdo të papriture.

4. Krijoni fond emergjence

Ju duhet të hiqni disa para mënjanë, duke pretenduar se nuk i keni, në mënyrë që të krijoni një fond emergjence. Në rastet e emergjencës, paratë të nevojiten menjëherë dhe procedurat nëpër banka kërkojnë pak kohë, qoftë edhe nëse i përmbushni të gjitha kriteret për të marrë një hua. Atëherë zgjidhja më e mirë është të keni këto para mënjanë të cilat do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë. /Telegrafi/