LAJMI I FUNDIT:

Katër humbje radhazi, notat e lojtarëve të Shqipërisë

Katër humbje radhazi, notat e lojtarëve të Shqipërisë
Getty Images

Pas Italisë, Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur edhe nga Bosnje e Hercegovina në miqësore, nga një kundërshtar më i lehtë edhe atë në Elbasan. Gianni De Biasi bëri ndryshime të mëdha në formacion duke hedhur në fushë pesë lojtarë që nuk ishin në formacion me Italianë, por sërish skuadra mbetet apatike.

Me zëvendësimet e bërë në pjesën e dytë, driblimi dhe shpejtësia e Roshit na bënë më të rrezikshëm, por sërish nuk mundën të shënonim më shumë se një gol. Prurjet e reja, si Alla e Latifi janë një vlerë e shtuar për skuadrën, por në këtë ndeshje kishin mundësinë të bënin më mirë.


Vlerësimi  lojtarëve:

Strakosha – 5.5. Ndryshe nga takime me Italinë i mungoi qetësia dhe kjo ishte e qartë në daljen krejtësisht të gabuar në aksionin që u përfundua me shënimin e golit të parë.

Alla – 4.5. Edhe pse në fushën e lojës tregonte shumë qetësi, orientimi me skemën, por më tepër me kundërshtarin ishin shumë të vështira. Një debutim që duhet të ishte më i mirë për mbrojtësin e Kukësit.

Kukeli – 5. Sërish një ndeshje jashtë rolit të tij, por me detyrën për të ekuilibruar repartin e mbrojtjes. Shenja të dukshme lodhje dhe pak siguri në veprime.

Hysaj – 5.5. Ashtu si dhe në ndeshjen me Italinë kishte përballë një prej kundërshtarëve më të fortë në lojën nga krahët. Impenjimi i madh në mbrojtje ja zbeh veprimet drejt sulmit.

Veseli – 5.5. Po merr formë pozicioni i tij në rreshtimin e trajnerit. Por ka vështirësi të gjejë pika kontakti me futbollistët e tjerë.

Hyka – 6. Veprime të mira në vijën sulmues, veçanërisht në pjesën e parë. Kërkon driblimin dhe thellësinë, por gjen pak mbështetje nga pjesa tjetër e skuadrës.

Memushaj – 6. I vetmi futbollist që i jep fantazinë lojës së një skuadre të ngurtësuar në mbrojtje. Harxhon shumë energji nga mungesa e bashkëpunimit.

Basha – 5.5. Përfshihet në të gjitha aksionet e skuadrës, por nuk ka potencialin dhe ritmin e mjaftueshëm për ta bërë i vetëm repartin e mesit të fushës.

Llullaku – 5. U duku sikur ishte njeriu i ndeshjes në minutat e para, por me spostimet që bëri trajneri humbi orientimin dhe nuk u bë asnjëherë më i rrezikshëm.

Balaj – 6. Një ndeshje e vështirë për t’u interpretuar, por që arriti të bënte vend në një nga mbrojtjet më fizike me të cilat është përballur Shqipëria.

Roshi – 6. Është anësori që i duhet skuadrës për driblim dhe shpejtësi.

Latifi – 5.5. Është një vlerë e shtuar e skuadrës. Edhe pse nuk pati shumë minuta për t’u aktivizuar.
Ajeti – 5. Nuk u përshtat pothuajse në asnjë moment me shokët e skuadrës. Njehen minutat e pakta të aktivizimit.
Hoxha – 6. I kujdesshëm në veprime, me dalje të sakta në momentet që skuadra u vu në vështirësi.
Cikalleshi – 5.5. Është një sulmues i mësuar për ta bërë i vetëm repartin, i mungon nuhatja për ta shtyrë topin në rrjetë.

 De Biasi – 5.5. Edhe pse bën rrotacion në skuadër, e ka të vështirë t’i japë besim prurjeve të reja në skuadër. Moduli i lojës i jep pak të drejtë. Skuadra mbetet sërish apatike. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori