Të gjithë tashmë e dimë se vaji i ullirit, për shkak të përbërjes së vet specifike, është i dobishëm për organizmin tonë, por shumë njerëz nuk dinë ta zgjedhin dhe përdorin atë si duhet.
Ne ju zbulojmë katër gabimet më të zakonshme në përdorimin e vajit të ullirit:
1) Është gabim të mendohet se versionet “light” të vajit të ullirit kanë më pak kalori. Në fakt, në një lugë të cilitdo vaj të ullirit ka rreth 120 kalori dhe rreth 14 gramë yndyrë.
Parashtesa “light” nuk i referohet vlerës kalorike, por ngjyrës dhe shijes së vajit.
2) Shkencëtarët nga Kalifornia erdhën në përfundim se shija e hidhur e vajit të ullirit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është i prishur.
Ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve, transmeton Telegrafi.
3) Që vaji i ullirit të qëndrojë më gjatë, mos e mbani atë në ndonjë vend të ngrohtë dhe të ndritshëm. Vendet më të mira për ruajtje janë raftet në kuzhinë të cilat janë të larguara nga aparatet elektrike të cilat ngrohin.
Gjithashtu, kushtoni vëmendje që vajin ta ruani në ndonjë shishe qelqi të errët në ndonjë vend të thatë.
Nëse, megjithatë, e mbani atë në ndonjë vend të ngrohtë, polifenolet do të ndryshojnë dhe cilësia e vajit do të jetë më e keqe.
Megjithatë, mos e mbani atë në frigorifer sepse mund të trashet.
4) Rreth afatit të përdorimit ka më së shumti konfuzione. Nuk është e vërtetë se vaji i ullirit mund të zgjasë me vite të tëra nëse ruhet si duhet.
Nga momenti që e hapni atë, mund ta përdorni atë rreth një vit, sepse pas kësaj periudhe ‘vaji nuk do ta ketë të njëjtën përbërje të vlerave ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi