LAJMI I FUNDIT:

Katër fjalët që duhen shmangur gjatë një debati

Katër fjalët që duhen shmangur gjatë një debati

Është e lehtë të biesh në kurthin e rutinës kur ke vite lidhje me të dashurin e zemrës. Lidhja duhet mbajtur “gjallë” çdo ditë që ju e jetoni atë dhe nuk duhet të bini pre e monotonisë. Pikërisht “zymtësia” dhe mungesa e komunikimit bëjnë të duket se një lidhje e bukur dashurie po venitet.

Ndjenja e dashurisë mund të jetë aty, por janë ato çfarë përmendëm më lartë që i “zënë frymën”. Edhe çifti më i dashuruar mund të dështojë në komunikim kur situata është pakës më e nxehtë se zakonisht. E në këto momente fjalët më parë i flet goja sesa mendja dhe brenda pak minutave do të donin që mos të ishim shprehur në një mënyrë apo në një tjetër.


Fjalët janë të fuqishme dhe të gjithëve na vjen ndërmend shprehja “fjala vret më shumë se plumbi” . Duke e ditur mjaft mirë këtë gjë, bëni një përpjekje më shumë që 4 fjalët e mëposhtme t’i shmangni në çdo diskutim!

1. “Nëse”nëse ti do e bëje, nëse ti do të ishe… Mjaft me situtata imagjinare. Partneri juaj nuk është një tjetër, e dashura juaj thjesht nuk e bëri një veprim, ndaj mjaft e vendosët atë në situata që nuk kthehen pas

2. “Ti” Askush nuk ka dëshirë t’i drejtohet gishti tregues !! Ti, Ti, Ti.. Jo më

3. “Duhet” Të gjithë i dimë të drejtat dhe detyrimet tona, nuk kemi nevojë të na i thotë dikush tjetër

4. “Prisja” Mos iu drejtoni partnerit me atë ton zhgënjyes, prisja më shumë nga ty, prisja këtë nga ty etj etj..
Jemi të sigurt që këto katër fjalë janë në kryelistë gjatë një debati, por e mësuat që nuk duhet të jenë më. Nëse ju do të merrnit pak kohë për t’u qetësuar, rrjedha e debatit do të jetë krejt ndryshe./Living/