LAJMI I FUNDIT:

Katër arsyet pse finlandezët janë “ndër më të dijshmit në botë”! (Video)

Katër arsyet pse finlandezët janë “ndër më të dijshmit në botë”! (Video)

Finlanda është një vend inovativ kur bëhet fjalë për arsimin, dhe krijon rezultatet e saj falë risive. Ky vend është vazhdimisht një nga vendet më të larta të performances së Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), një mjet i rëndësishëm për matjen e sistemeve arsimore në mbarë botën.

Dhe kjo nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë. Ndër vite, ky vend ka shënuar rritje të nivelit të cilësisë në arsim.


Kosovarët “më të padijshmit në botë”! (Dokument)
Lexo po ashtu Kosovarët “më të padijshmit në botë”! (Dokument)

Për të treguar se pse ky vend renditet lartë në ranglistën e PISA-s, përcjell Telegrafi, ua sjellim gjërat gjë Finlanda i bën ndryshe, gjegjësisht më mirë se disa vende tjera, kur është fjala për arsimin:

1. Testet më të mira të standardizuara

Nxënësit finlandezë bëjnë vetëm një test të standardizuar gjatë gjithë shkollimit të tyre fillor dhe të mesëm.

Për shembull për dallim prej Finlandës, në SHBA, u kërkohet nxënësve nga klasa e tretë deri në të tetën që të bëjnë çdo vit nga një test të standardizuar, për të ndjekur performancën e tyre. E kritikët pretendojnë se testimi i vazhdueshëm nuk i bën nxënësit më të zgjuar, por krijon një ambient “mëso vetëm për tu testuar”.

Testi finlandez, i quajtur Testi kombëtar bëhet në fund të shkollës së mesme dhe vlerësohet nga mësuesit, jo kompjuterët.

2. Më shumë kohë për lojëra

Nxënësit në Finlandë kalojnë relativisht pak kohë në detyrat e shtëpisë, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Një studim i vitit 2014 i 15-vjeçarëve në mbarë botën nga OECD thotë se mesatarisht, studentët finlandezë kalojnë 2.8 orë në javë në detyrat e shtëpisë. Kjo dallon dukshëm nga 6.1 orë që studentët amerikanë shpenzojnë në javë.

Sipas rregullave finlandeze, për çdo 45 minuta të mësimit, nxënësit duhet të kenë kohë 15 minuta për të luajtur.

A vjen kjo ditë e reformave arsimore te ne: Finlanda heq lëndët në shkolla, merret me fenomene!
Lexo po ashtu A vjen kjo ditë e reformave arsimore te ne: Finlanda heq lëndët në shkolla, merret me fenomene!

3. Kolegjet janë “gratis”

Në Finlandë, përcjell Telegrafi, jo vetëm programet Bachelor janë krejtësisht të liruara prej tarifave të shkollimit – gjithashtu janë edhe programet master dhe doktoraturë.

Studentët ndjekin arsimin e lartë pa pasur “gajlen” për borxhet e kredisë, me të cilat për shembull përballen shumë studentë amerikanë. Dhe e njëjta vlen edhe për studentët e huaj.

Ky kontrast ekziston në masë të madhe me SHBA-të, ku mesatarja e borxhit të kredisë studentore tani i afrohet 30,000 dollarëve.

4. Vlerësimi i profesionit të mësuesit

Në Finlandë, mësimdhënia është një nga profesionet më të nderuar. Vetëm një në 10 studentë që aplikojnë, pranohen në programet nga të cilat dalin mësimdhënësit.

Mësuesit në Finlandë trajtohen si profesorë në universitete, dhe ata mësojnë më pak orë gjatë ditës, për shembull se sa mësuesit në SHBA, me më shumë kohë t’iu përkushtuar planifikimit të mësimit.

Ata gjithashtu paguhen mirë. Mësuesi mesatar në Finlandë merr rreth 43.000 dollarë në vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori