LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton, në muze pa bashkëshortin: Ka shkurtuar fustanin, ka marrë duartrokitje! (Foto)

Kate Middleton, në muze pa bashkëshortin: Ka shkurtuar fustanin, ka marrë duartrokitje! (Foto)

Edhe pse zakonisht vendet publike i viziton në shoqëri të bashkëshortit Princit William, apo të ndonjë anëtari të familjes mbretërore britanike, këtë herë dukesha ishte vetëm.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka vizituar muzeun “Victoria & Albert” në Londër, në kuadër të detyrave zyrtare mbretërore, transmeton Telegrafi.


Për këtë rast, tashmë e njohur si ikonë mode, dukesha ka zgjedhur fustan të bardhë me lara të zeza, ndërkaq disa detaje të kuqe eliminonin monotoninë e modelit dhe këtë fustan e bënë shumë atraktiv.

Me gjatësinë prej disa centimetrash mbi gjunjë, Kate disa herë herë ka thyer traditën, sa i përket veshjes së anëtarëve të familjes mbretërore.

Edhe fustani i këtillë “i shkurtër” është shumë i përshtatshëm, mirëpo problemi doli kur Kate doli nga vetura.

Normalisht, kur ulemi, fustani tërhiqet dhe “shkurtohet”, andaj me rastin e daljes nga vetura, dukesha ka treguar më shumë seç kishte planifikuar.

A ka marrë Kate sërish kritika nga Mbretëresha Elizabeth nuk e dimë, mirëpo ajo që e dimë është që nga masa e tubuar, e cila me admirim shikoi dukeshën elegante, mori duartrokitje të mëdha.

/Telegrafi/