LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Lëvizjes Besa i konvenojnë zgjedhjet e reja (Video)

Kasami: Lëvizjes Besa i konvenojnë zgjedhjet e reja (Video)

Koordinatori i Lëvizjes Besa, Bialall Kasami sot është i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku flet për sfidat e partisë së tij në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme. Kasami ka folur edhe për platformën e partive shqiptare për të drejtat e shqiptarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Rezultatet zgjedhore treguan që OBRM-PDUKM dhe BDI i kanë mohuar Lëvizjes Besa dy deputetë. Qeveria e re nuk varet prej neve në asnjë kombinatorikë. Ata që i morën numrat duhet ta bëjnë qeverinë e re.” tha Kasami në fillim të emisionit.


”Lëvizja Besa ka platformën e saj ‘Ridefinimi. Këtë deklaratë e vlerësoj si ridefinim të Maqedonisë pas dështimit të Marrëveshjes së Ohrit.”

”Platforma e partive shqiptare është mënyra se si do të veprojë në qeveri një parti shqiptare në qeveri.”

”Lëvizja Besa nuk do të vrapojë për të hyrë në qeveri. Organet e partive do të shqyrtojnë ofertat konkrete të bërë nga partitë shqiptare apo maqedonase.”

”Jemi takuar me të gjithë partitë përveç se me OBRM-PDUKM-në”

”Gruevski e ka deligjitimuar veten që të diskutoj me Lëvizjen Besa. Nuk e pranojmë për diskutim.”

”Ridefinimin do ta bëjmë ashtu si e nënshkruam platformën me partitë tjera”

”Partitë maqedonase duhet që seriozisht t’i marrin partitë shqiptare dhe shqiptarët.”

”Në Tiranë dhe Prishtinë me Selën dhe Ahmetin kemi folur për zbatimin e platformës së përbashkët.”

”Lëvizjes Besa i konvenojnë zgjedhjet e reja dhe kjo pasi Lëvizjes Besa ju vodhën dy deputetë. Realisht, të mos kishte ndodhë deformim i procesit zgjedhor Lëvizja Besa do të ishte fituese. Edhe në zgjedhjet e ardhshme ne do të fitojmë.”

”Para se të vijë puna e zgjedhjeve duhet të provohen të gjithë mundësitë demokratike. është herët që të bisedohet për zgjedhje të reja. Ata që kanë marrë mandate duhet që të mendojnë më shumë.” tha në fund Kasami./Telegrafi/