LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Flamuri dhe simbolet e Maqedonisë nuk përfaqësojnë as shqiptarët as komunitetet tjera etnike

Kasami: Flamuri dhe simbolet e Maqedonisë nuk përfaqësojnë as shqiptarët as komunitetet tjera etnike

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Faktor 24, ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni dhe çfarë hapa duhet të ndërmerr shumica parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kryetari Ivanov të ndalojë me deklaratat e tij alibi dhe përcaktohet për dhënien e mandartit të Zoran Zaevot, për shkak të Deklaratës mbi të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Kreut të shtetit i është e njohur se së pari duhet të caktojë mandatin, pastaj të fillojnë konsultimet mbi prioritetet e saj programore”, thotë Kasami.

Në intervistë për Faktor 24, Kasami vëren obstruksione nga kooalicioni për shumicën parlamentare çka nuk sjellin në formimin e shpejtë të Qeverisë. Këtë kritikë ai në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e ka adresuar ndaj BDI-së.

Në lidhje me ridefinimin e shtetit ai thotë dhe sugjeron procese çka shoqëria në Maqedoni do të ndërtojë si bashkësi të të gjithë qytetarëve dhe grupeve etnike, jo vetëm në shqiptarë dhe maqedonas.

“Unë nuk ndjehem rehat nën flamurin maqedonas që nuk shpreh identitetin tim personal dhe të grupit tim etnik. Udhëheqësit maqedonas humbën shansin, me ndryshimet kushtetuese të flamurit maqedonas nën presionin e Greqisë për të krijuar simbolin e shtetit që do të shprehte edhe identitetin e shqiptarëve në Maqedoni. Rezrva të ngjashme kemi edhe ndaj himnit. Por ne themi se BESA do të insistojë në një debat në konsideratë për shqyrtimin e simboleve që do të shprehin identitetin shoqëror të të gjitha grupeve etnike në Maqedoni’, kështu është shprehur Bilal Kasami në intervistën e mbrëmshme për “Faktori 24”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori