LAJMI I FUNDIT:

Kartëmonedha prej 500 euro i ka ditët e numëruara?

Kartëmonedha prej 500 euro i ka ditët e numëruara?

Banka Qendrore Evropiane (BQE), do të duhej sot të vendoste për fatin e kartëmonedhës prej 500 euro, pasi shumica e njerëzve e ndërlidhnin me pastrimin e parave, tregun e zi dhe financimin e terrorizmit, raporton AFP.

“Kartëmonedha e purpurt si monedha më e madhe në eurozonë, do të jetë temë diskutimi gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të BQE-së”, ka deklaruar sot zëdhënësi i këtij institucioni, transmeton Telegrafi.


Sipas parashikimeve të analistëve, Këshilli i BQE-së do të votojë për ndalimin e shtypjes së kartëmonedhës prej 500 euro, për shkak të mendimit të përhapur që përdoret kryesisht nga kriminelët për të transferuar shuma të mëdha parash në pjesë të ndryshme të botës, pa dijeninë e autoriteteve.

“Kjo kartëmonedhë është mekanizmi i preferuar për kryerjen e pagesave për ata që merren me veprimtari të paligjshme, duke pasur parasysh mënyrën e lehtë për tu transportuar”, thuhet në një studim të publikuar së fundmi nga Universitetit i Harvardit. /Telegrafi/